Maqedonci thotë se Evropa gaboi që s’investoi në mbrojtje: Po ndërtojmë fabrikën e municionit, Franca ende s’e ka
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, është shfaqur kritik ndaj Evropës duke thënë se kjo e fundit s’ka investuar mjaftueshëm në mbrojtje. Ministri Maqedonci, ka thënë kështu në Forumin e Sigurisë Halifax, ku ka deklaruar edhe se Kosova dhe Tajvani përballen me kërcënime të ngjashme dhe madje “përballen me sisteme të ngjashme dhe [të
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, është shfaqur kritik ndaj Evropës duke thënë se kjo e fundit s’ka investuar mjaftueshëm në mbrojtje.
Ministri Maqedonci, ka thënë kështu në Forumin e Sigurisë Halifax, ku ka deklaruar edhe se Kosova dhe Tajvani përballen me kërcënime të ngjashme dhe madje “përballen me sisteme të ngjashme dhe [të njëjtat] armësh, sepse Serbia bleu shumë raketa dhe sisteme armatimi nga Kina”.
Për këtë arsye, siç raporton Domino Theory ai tha se ka mundësi për bashkëpunim në çështjet e mbrojtjes.
Pos kësaj, Maqedonci, ka deklaruar se “Kosova sot po ndërton fabrikën e saj për të prodhuar municion dhe Franca ende nuk e ka atë. Pra, tani, në gjithë këtë mjedis, mosndërtimi dhe mos investimi në mbrojtje ishte, mendoj, vendimi i gabuar nga Evropa.” /Express