Maqedonia 5 vjet në NATO! Mucunski: NATO dhe BE e njohin rëndësinë strategjike të rajonit

U mbushën 5 vjet që nga anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, që është kapitull i rëndësishëm për vendin tonë, tha ministri i jashtëm Timço Mucunski në takimin me ambasadorët e vendeve anëtare të Aleancës. Ai shprehu mirënjohje për ndihmën e ofruar në zjarrin e tmerrshëm në Koçan duke thënë se forca e solidaritetit është karakteristika […] The post Maqedonia 5 vjet në NATO! Mucunski: NATO dhe BE e njohin rëndësinë strategjike të rajonit appeared first on InfoShqip.com.

Mars 27, 2025 - 22:00
 0  5
Maqedonia 5 vjet në NATO! Mucunski: NATO dhe BE e njohin rëndësinë strategjike të rajonit

U mbushën 5 vjet që nga anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, që është kapitull i rëndësishëm për vendin tonë, tha ministri i jashtëm Timço Mucunski në takimin me ambasadorët e vendeve anëtare të Aleancës. Ai shprehu mirënjohje për ndihmën e ofruar në zjarrin e tmerrshëm në Koçan duke thënë se forca e solidaritetit është karakteristika kryesore e Aleancës. Mucunski në fjalimin e tij dërgoi mesazh për integrim të plotë të rajonit që është faktor kyç për stabilitet.

“Për ne me rëndësi të madhe është ajo që NATO dhe BE e njohin rëndësinë strategjike të këtij rajoni dhe ne e përshëndesim praninë e shtuar të këtyre dy organizatave të rëndësishme në përpjekjet që të sigurohet stabiliteti i mëtutjeshëm dhe prosperiteti i rajonit. Besoj se kemi përgjegjësi të përbashkët për t’u përballur me aktivitetet keqdashëse qëllimi i të cilëve është të gjenerojnë jostabilitet dhe ta heqin rajonin nga rruga e tij europiane dhe euroatlantike”, deklaroi Timço Mucunski.

Anëtarësimi ynë 5 vjeçar në NATO nuk është vetëm arritje formale por është provë për përkushtimin tonë ndaj paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, tha zëvendësministrja e mbrojtjes Elfete Ismaili.

“Anëtarësia jonë në NATO para 5 viteve nuk është vetëm garanci për sigurimin tonë por edhe mundësi për të kontribuuar për paqen ndërkombëtare dhe stabilitetin. Tani ne jemi krah me krah me aleatët tanë si partner i besueshëm dhe i përkushtuar”, tha Elfete Ismaili.

Si sot, 5 vite më parë Maqedonia e Veriut u bë anëtarja e 30-të e NATO pasi paraprakisht e plotësoi kushtin e Greqisë për ndryshim të emrit.

The post Maqedonia 5 vjet në NATO! Mucunski: NATO dhe BE e njohin rëndësinë strategjike të rajonit appeared first on InfoShqip.com.