Maqedonia e Veriut bëhet pjesë e SEPA-s, pagesa më të lehta dhe më të shpejta në euro
Ministria për Çështje Evropiane përshëndet vendimin e Këshillit Evropian të Pagesave (EPC) për zgjerimin e shtrirjes gjeografike të Zonës së vetme të pagesave në euro (SEPA), me çka Maqedonia e Veriut dje u bë pjesë e kësaj zone të rëndësishme financiare evropiane. Ministria për Çështjet Evropiane njofton se anëtarësimi në SEPA nënkupton transaksione më të […]

Ministria për Çështje Evropiane përshëndet vendimin e Këshillit Evropian të Pagesave (EPC) për zgjerimin e shtrirjes gjeografike të Zonës së vetme të pagesave në euro (SEPA), me çka Maqedonia e Veriut dje u bë pjesë e kësaj zone të rëndësishme financiare evropiane.
Ministria për Çështjet Evropiane njofton se anëtarësimi në SEPA nënkupton transaksione më të lehta, më të shpejta dhe më të lira për qytetarët dhe kompanitë.
“Dërgesat nga BE-ja do të arrijnë më shpejt dhe me shpenzime më të ulëta ndërkaq bizneset do të kenë pagesa të thjeshta në Evropë. Gjithashtu, anëtarësimi do të përforcojë besimin ndërkombëtar në sektorin financiar të Maqedonisë së Veriut dhe do të thellojë marrëdhëniet tregtare me Zonën Ekonomike Evropiane. Sipas kalendarit EPC-së, institucionet tona financiare do të fillojnë ti qasen SEPA-s në prill 2025 ndërkaq gatishmëria operative e ofruesve të shërbimeve të pagesave është planifikuar për në 5 tetor 2025”.
“Me këtë arritje të rëndësishme, Maqedonia e Veriut bëhet pjesë e tregut të vetëm evropian të pagesave, që paraqet hap tjetër konkret të Qeverisë drejt integrimit ekonomik evropian dhe përmirësimit të shërbimeve financiare për qytetarët dhe kompanitë. Aderimi në SEPA është përfitim konkret i Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor në kontekstin e integrimit të përshpejtuar”, thuhet në njoftim.