Maqedonia vazhdon të shënoj ulje të shtimit të popullatës

Numri i fëmijëve të lindur gjallë në tremujorin e dytë është ulur për 3% Shtesa natyrore është negative dhe është -1.005, që do të thotë se numri i fëmijëve të lindur gjallë është për aq persona më i ulët se numri i personave të vdekur. Edh...

gusht 27, 2026 - 20:01
Maqedonia vazhdon të shënoj ulje të shtimit të popullatës

Numri i fëmijëve të lindur gjallë në tremujorin e dytë është ulur për 3%

Shtesa natyrore është negative dhe është -1.005, që do të thotë se numri i fëmijëve të lindur gjallë është për aq persona më i ulët se numri i personave të vdekur.

Edhe në tremujorin e dytë të vitit 2026, shtesa natyrore e popullsisë është negative dhe është -1.005, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në tremujorin e dytë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, numri i fëmijëve të lindur gjallë është ulur për 3,0% dhe është 3.684 fëmijë.

Numri i personave të vdekur në tremujorin e dytë të vitit 2026 shënon ulje prej 0,6% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar dhe është 4.689 persona, ndërsa prej tyre 10 janë foshnja të vdekura.

Shtesa natyrore është negative dhe është -1.005, që do të thotë se numri i fëmijëve të lindur gjallë është për aq persona më i ulët se numri i personave të vdekur.

Në këtë tremujor të vitit janë lidhur 2.732 martesa, ndërsa numri i tyre është ulur për 2,2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Gjithashtu, janë regjistruar 406 divorce.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.