Maratonë pa rezultate konkrete, legjislatura e nëntë shpenzoi 750 minuta punë në 63 seanca

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur gjithsej 63 seanca gjatë një periudhe kohore, ku janë regjistruar rreth 750 minuta punë. Deputetët e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit pavarësisht këtyre seancave dhe minutave nuk arritën të zgjedhin një Qeveri të re apo ta miratojnë buxhetin. Madje për konstituimin e Kuvendit iu deshën 60 seanca. Seancat

Nëntor 23, 2025 - 13:30
 0
Maratonë pa rezultate konkrete, legjislatura e nëntë shpenzoi 750 minuta punë në 63 seanca
Maratonë pa rezultate konkrete, legjislatura e nëntë shpenzoi 750 minuta punë në 63 seanca

Maratonë pa rezultate konkrete, legjislatura e nëntë shpenzoi 750 minuta punë në 63 seanca

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur gjithsej 63 seanca gjatë një periudhe kohore, ku janë regjistruar rreth 750 minuta punë.

Deputetët e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit pavarësisht këtyre seancave dhe minutave nuk arritën të zgjedhin një Qeveri të re apo ta miratojnë buxhetin. Madje për konstituimin e Kuvendit iu deshën 60 seanca.

Seancat, që përfshijnë ato konstituive kanë ndodhur kryesisht gjatë muajve Prill, Maj, Qershor dhe Korrik të vitit 2025.

Raporti i publikuar nga REL tregon se shumica e seancave janë zhvilluar me disa orë të shkurtra, ndërsa disa ditë kanë pasur seanca që kanë zgjatur më shumë si në rastin e seancës së 26 Gushtit, ku janë regjistruar minutat më të shumta të kaluara në seancë.

Përveç seancave të zakonshme konstituive, janë shënuar edhe dy seanca që lidhen me “Mandatarin e parë” dhe “Mandatarin e dytë”, që janë zhvilluar në fund të muajve Tetor dhe Nëntor, duke përfshirë seanca të jashtëzakonshme për buxhet, të cilat kanë kaluar po ashtu më shumë se 60 minuta.

Kujtojmë se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të enjten më 20 nëntor shpërndau legjislaturën e nëntë të Kuvendit, dhe tha se ka vendosur që zgjedhjet e jashtëzakonshme në vend të mbahen më 28 dhjetor.