Marin Mema fajëson klasën politike: Për vite heshtën për interesa, sot studentët detyrohen të protestojnë
Gazetari nga Shqipëria, Marin Mema, ka reaguar ashpër ndaj situatës me të drejtat gjuhësore të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke fajësuar politikën shqiptare, për moszgjidhjen e problemit ndër vite. Ja postimi i plotë: Gjuha...
Gazetari nga Shqipëria, Marin Mema, ka reaguar ashpër ndaj situatës me të drejtat gjuhësore të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke fajësuar politikën shqiptare, për moszgjidhjen e problemit ndër vite.
Ja postimi i plotë:
Gjuha shqipe është e shenjtë! Ngritja e zërit është detyrim i çdo shqiptari! Bashkimi përtej politkës është e vetmja rrugë!
Po të ishte punuar drejt, me vullnet e dashuri për Kombin, sot nuk do të ishim në këtë pikë! Politika shqiptare në Maqedoni, të mos qëndrojë kafeneve e zyrave e fshehur, sepse ata janë përgjegjësit e vërtetë, ata janë e keqja që kurrë nuk ka punuar siç duhet për shqiptarët në këtë vend! Kanë pranuar të gjithë, të gjithë, për karrige…. heshtjen! Sot në 2026 mijëra studentë po ngrihen, sepse ata që u pasuruan në dëm të Kombit, panë interesat e tyre! Ka ardhur koha që djem e vajza të rinj, shqiptarë të vërtetë, që e duan Kombin, me ndershmëri e pasion, të largojnë të gjithë klasën politike në Maqedoni! Është koha e të rinjve që vendosim Kombin para partive! Me shqiptarët e vërtetë do të jem çdo ditë! Adhurim për Ju
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.