Marrëveshja Abdixhiku-Osmani, plani i LDK-së për zgjedhjet?!
Një takim i zhvilluar larg vëmendjes së mediave midis Lumir Abdixhikut dhe Vjosa Osmanit ka prodhuar një marrëveshje politike brenda LDK-së që pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, m...
Një takim i zhvilluar larg vëmendjes së mediave midis Lumir Abdixhikut dhe Vjosa Osmanit ka prodhuar një marrëveshje politike brenda LDK-së që pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, mëson INA.
Pas negociatave intensive, palët kanë arritur dakordim për një formulë të re përfaqësimi brenda Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
Sipas kësaj marrëveshjeje, Vjosa Osmani pritet të kryesojë listën zgjedhore të LDK-së, duke marrë rolin e figurës qendrore në garën për zgjedhjet parlamentare. Ky zhvillim sinjalizon një rikthim të saj në strukturat e kësaj partie, nga e cila ishte distancuar vite më parë.
Marrëveshja po ashtu parasheh edhe përfshirjen e një grupi të konsiderueshëm kandidatësh të afërt me Osmanin në listën zgjedhore. Burimet flasin për rreth 20 emra që pritet të përfaqësojnë linjën e saj politike, duke reflektuar një ndikim të drejtpërdrejtë në përbërjen e listës.
Ky konfigurim i ri shihet si përpjekje për konsolidimin e elektoratit dhe rikthimin e LDK-së si një faktor përcaktues në skenën politike, në prag të një procesi zgjedhor që pritet të riformatojë raportet e forcave politike në vend.(INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.