Marrëveshja e Detit me Greqinë, Hoxha: Do të shkojmë në gjykata ndërkombëtare
Në konferencën me gazetarët, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha tha se Shqipëria dhe Greqia do shkojnë në gjykata ndërkombëtare, lidhur me një marrëveshje për detin, ndonëse nuk dha datë. Hoxha deklaroi se sot, të dyja vendet gëzojnë marrëdhëniet më të mira. “Gjykata ka vendosur dhe kjo nuk diskutohet. Pas asaj, është […]
Në konferencën me gazetarët, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha tha se Shqipëria dhe Greqia do shkojnë në gjykata ndërkombëtare, lidhur me një marrëveshje për detin, ndonëse nuk dha datë.
Hoxha deklaroi se sot, të dyja vendet gëzojnë marrëdhëniet më të mira.
“Gjykata ka vendosur dhe kjo nuk diskutohet. Pas asaj, është bërë një punë e jashtëzakonshme nga paraardhësit e mi. Sot ndodhemi në marrëdhëniet më të mira me Greqinë. Nëse hapim kapitujt, kemi dakordësinë e 27 vendeve, edhe të Greqisë. Kjo reflekton cilësinë e marrëdhënieve me Greqinë. Kam gjetur gatishmërinë për t’i çuar gjërat përpara. Demokracia nuk ka kufij, nuk ka limite. Për këto çështje, ne do të vazhdojmë. Çështjet më të vështira, si marrëveshja e detit, së pari me Greqinë, ne kemi rënë dakord. Do shkojmë në gjykata ndërkombëtare. Për këtë kemi rënë dakord në parim, nuk mund të them një datë. Janë një sërë çështjesh që marrin kohën e tyre”, theksoi ai.