Marrëveshja trepalëshe ushtarake, Perlaskaj: Vuçiq po bën teatër për të hequr vëmendjen nga protestat
Këshilltarja në Ministrinë e Jashtme kroate, Ermira Perlaskaj, ka komentuar marrëveshjen e fundit ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, duke e cilësuar atë si një hap pozitiv për sigurinë rajonale. Sipas saj, presidenti serb Aleksandar Vuçiq po përpiqet të tërheqë vëmendjen nga problemet e brendshme në Serbi, ndërsa në Kroaci kjo marrëveshje është pritur shumë […] The post Marrëveshja trepalëshe ushtarake, Perlaskaj: Vuçiq po bën teatër për të hequr vëmendjen nga protestat appeared first on InfoShqip.com.

Këshilltarja në Ministrinë e Jashtme kroate, Ermira Perlaskaj, ka komentuar marrëveshjen e fundit ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, duke e cilësuar atë si një hap pozitiv për sigurinë rajonale.
Sipas saj, presidenti serb Aleksandar Vuçiq po përpiqet të tërheqë vëmendjen nga problemet e brendshme në Serbi, ndërsa në Kroaci kjo marrëveshje është pritur shumë mirë.
“Kur flasim për këtë deklaratë mes Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë, është mirëpritur në Kroaci. E dimë si anon Vuçiq dhe është i njohur si manipulues që nxit tensione. Në mediat serbe, Vuçiq ka bërë kërkesë drejtuar ministrisë kroate për të argumentuar mënyrën e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, por një kërkesë e tillë nuk ka ardhur zyrtarisht nga qeveria. Kjo është një lojë politike, pasi ai po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat në Serbi,” u shpreh Perlaskaj në A2CNN.
Ajo shtoi se Bullgaria është ftuar të bëhet pjesë e kësaj marrëveshjeje dhe kritikoi qasjen e Vuçiqit ndaj aleancave ushtarake në rajon.
“Politika zyrtare kroate e mbështet këtë marrëveshje, dhe ministri i Mbrojtjes ka deklaruar se ka kaluar koha kur duhej të pyetej Beogradi. Flasim për një fqinj që ka qenë në luftë me Kroacinë. Ministri ka përvojë nga lufta dhe e di mirë kush qëndron pas këtyre lëvizjeve. Unë, si pjesë e qeverisë, e mbështes dhe e përgëzoj një iniciativë të tillë, pasi bëhet fjalë për një siguri më të madhe. Bullgaria është ftuar të jetë pjesë e kësaj marrëveshjeje. Ndërkohë, Vuçiq, si në NATO ashtu edhe në media, po bën teatër,” përfundoi Perlaskaj.
The post Marrëveshja trepalëshe ushtarake, Perlaskaj: Vuçiq po bën teatër për të hequr vëmendjen nga protestat appeared first on InfoShqip.com.