Mashtrim në Shkup: 82-vjeçarja humb 170.000 denarë nga person që u prezantua si polic

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast mashtrimi në Shkup, ku një grua 82-vjeçare ka rënë viktimë e një skeme telefonike. Mashtruesi e kontaktoi duke u prezantuar The post Mashtrim në Shkup: 82-vjeçarja humb 170.000 denarë nga person që u prezantua si polic appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 8, 2025 - 21:30
 0
Mashtrim në Shkup: 82-vjeçarja humb 170.000 denarë nga person që u prezantua si polic

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast mashtrimi në Shkup, ku një grua 82-vjeçare ka rënë viktimë e një skeme telefonike. Mashtruesi e kontaktoi duke u prezantuar si nëpunës policor dhe i tha se mbesa e saj kishte shkaktuar një aksident trafiku me pasoja fatale. Për të shmangur arrestimin e mbesës, viktimës iu kërkua një shumë parash.

Gruaja, e tronditur nga lajmi, doli në rrugë dhe i dorëzoi mashtruesit rreth 170.000 denarë. Vetëm më vonë ajo kuptoi se historia ishte e sajuar dhe se kishte rënë pre e mashtrimit. MPB ka deklaruar se po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e autorit.

Flaka

The post Mashtrim në Shkup: 82-vjeçarja humb 170.000 denarë nga person që u prezantua si polic appeared first on Flaka, në çdo lajm... .