Mbërrin në Alaska presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka mbërritur pak më parë në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Alaska me Air Force One. Trump është i pari që ka zbarkuar në bazën ushtarake. Siç raportohet, ai nuk ishte i qartë se çfarë do ta konsideronte sukses në takimin e tij me Putinin, por ai tha se dëshiron një […]

gusht 15, 2025 - 22:30
 0
Mbërrin në Alaska presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka mbërritur pak më parë në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Alaska me Air Force One.

Trump është i pari që ka zbarkuar në bazën ushtarake.

Siç raportohet, ai nuk ishte i qartë se çfarë do ta konsideronte sukses në takimin e tij me Putinin, por ai tha se dëshiron një armëpushim “sot”.

Po ashtu, mediat e huaja kanë publikuar pamjet e para nga salla, ku do të mbahet konferenca për shtyp pas takimit.