Mbështetje e fortë për protestën e studentëve – Valdet Xhaferi: “Mos u ndalni, zëri juaj sjell ndryshim”
Valdet Xhaferi, kryetar i degës së BDI-së në Gostivar dhe drejtor në Qendrën Analitike “Abdilaqim Ademi”, ka shprehur mbështetje të hapur për protestën e paralajmëruar të studentëve shqiptarë, duke e The post Mbështetje e fortë për protestën e studentëve – Valdet Xhaferi: “Mos u ndalni, zëri juaj sjell ndryshim” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Valdet Xhaferi, kryetar i degës së BDI-së në Gostivar dhe drejtor në Qendrën Analitike “Abdilaqim Ademi”, ka shprehur mbështetje të hapur për protestën e paralajmëruar të studentëve shqiptarë, duke e cilësuar kauzën e tyre si të drejtë dhe të domosdoshme.
Në një mesazh drejtuar rinisë dhe studentëve, Xhaferi thekson se kërkesa për dhënien e provimeve në gjuhën amtare nuk është vetëm një çështje arsimore, por një çështje dinjiteti, barazie dhe respekti.
“Duhet t’i themi STOP kësaj padrejtësie që ju mohon një të drejtë themelore. Studentët janë shtylla e së ardhmes – më të guximshmit, më të diturit dhe më të mirët e këtij kombi. Kur padrejtësia ju prek juve, ajo prek të ardhmen e të gjithëve”, shprehet ai.
Ai shton se mbështetja e tij nuk vjen nga një këndvështrim partiak, por si një ish-student që e kupton rëndësinë e kësaj beteje, duke i inkurajuar studentët të mos dorëzohen.
“Mos u ndalni, mos u dorëzoni – zëri juaj ka fuqi dhe mund të sjellë ndryshim. Jemi me ju!”, përfundon Xhaferi. Gazeta Flaka
The post Mbështetje e fortë për protestën e studentëve – Valdet Xhaferi: “Mos u ndalni, zëri juaj sjell ndryshim” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .