Mbi 22 mijë aksidente, 89 me fatalitet/ Sa kanë ndikuar gjobat e larta në uljen e aksidenteve në komunikacion?
Siguria rrugore mbetet një shqetësim në Kosovë, ku gjatë vitit 2024 janë regjistruar 22586 aksidente, përfshirë 89 aksidente me pasoja fatale, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës. Edhe viti 2025 ka filluar me aksidente, ku pikërisht në katër ditët e para të vitit 2025 janë regjistruar 344 aksidente trafiku, me ç’rast dy persona kanë
Siguria rrugore mbetet një shqetësim në Kosovë, ku gjatë vitit 2024 janë regjistruar 22586 aksidente, përfshirë 89 aksidente me pasoja fatale, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës.
Edhe viti 2025 ka filluar me aksidente, ku pikërisht në katër ditët e para të vitit 2025 janë regjistruar 344 aksidente trafiku, me ç’rast dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 132 të lënduar. Policia atëkohë e ka lidhur numrin e lartë të aksidenteve me kushtet e pafavorshme atmosferike që kanë mbizotëruar ditët e para të vitit , sidomos me mjegullën që ka krijuar kushte për lagështi më të madhe në rrugë.
Ndërsa gjatë muajt janar 2025, përkatësisht prej 1-30 janar, janë regjistruar 1,102 aksidente me dëme materiale ,4 me fatalitet, bazuar në raportet e përditshme të Policisë së Kosovës.
Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i cili ka për qëllim veçanërisht rritjen e sigurisë rrugore dhe mbrojtjen e jetës, shëndetit dhe pronës së pjesëmarrësve në trafik – dhe parasheh masa më të ashpra ndëshkuese për kundërvajtësit.
Gjobat që parashihen me ligjin e ri janë nga 20 euro deri në 6 mijë euro, gjersa ligji parasheh gjobat të ashpra për ata që tejkalojnë shpejtësinë e lejuar, nuk respektojnë semaforin, nuk vendosin rripin e sigurisë.Gjoba janë paraparë edhe për këmbësorët që nuk kalojnë në vendkalimin e dedikuar për ta, ndërkaq me ligj është rregulluar edhe çështja e përdorimit të trotinetëve elektrikë.
Por sa ka ndikuar ky Ligj në uljen e numrit të aksidentëve në trafik marrë për bazë gjobat e larta për kundërvajtësit?
Eksperti rrugor: 8-10% ndikon ashpërsimi I gjobave në uljen e numrit të aksidenteve në trafik
Eksperti rrugor, Visar Baxhuku, për FrontOnline ka deklaruar se shkaku kryesor i aksidenteve rrugore mbetet faktori njerëzor, duke përfshirë mos përshtatjen e shpejtësisë, gjendjen teknike të automjeteve dhe infrastrukturën e dobët.
‘’Shkak kryesor i aksidenteve është faktori njeri ku si shkak kemi mos përshtatjen e shpejtësisë normalisht edhe rregullshmëria teknike e automjeteve, por edhe pjesa e infrastrukturës,sinjalistika, etj.’’, tha Baxhuku për FrontOnline.
Baxhuku thekson gjithashtu se, megjithatë, numri i aksidenteve ka rënë pak . Ai thekson se, pavarësisht përmirësimeve, Kosova nuk duhet të kënaqet me këtë gjendje, duke shtuar se është e rëndësishme që të vazhdojmë përpjekjet për të ulur më tej numrin e aksidenteve.
‘’Mirëpo numri I aksidenteve vërehet që ka rënë , janë reduktuar pak aksidentet janë më lartë se mesatarja evropiane normalisht ajo duhet të jetë më poshtë, është mirë të jetë 0, mirëpo nëse e shohim në raport me regjionin Kosova është shumë mirë mirëpo s’duhet të kënaqemi me kaq mirëpo duke i parë edhe kushtet tona nuk është shumë keq’’, deklroi Baxhuku.
Një nga faktorët që ka ndikuar në uljen e aksidenteve, sipas Baxhukut, është rritja e gjobave, e cila ka pasur një ndikim pozitiv, duke reduktuar aksidentet me rreth 8-10%.
‘’Ashpërsimi I gjobave normalisht ndikon në uljen e numrit të aksidenteve, diku 8-10% rritja e gjobave e ul numrin e aksidenteve më shumë se kaq nuk shkon mirëpo 8 deri në 10 % konkluzion I konfirmuar me të dhëna’’, përfundoi Baxhuku.
Eksperti i komunikacionit: Të gjurmohen shoferët që kanë shumë dënime në trafik
Eksperti i komunikacionit, Halil Halili, ka vlerësuar se një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore në Kosovë është mungesa e investimeve në infrastrukturën rrugore.
‘’Shkaqet kryesore për aksidentet rrugore janë mungesa e investimeve në pjesën e infrastrukturës rrugore ‘’, tha Halili për FrontOnline.
Sipas tij, kjo ka ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë e trafikut, pasi infrastruktura rrugore duhet të përfshijë elemente të sigurisë si sinjalizimi, ndriçimi publik, sinjalizimi vertikal dhe horizontal, si dhe instalimi i detektorëve të shpejtësisë dhe radarëve në zona ku zhvillohet shpejtësi e madhe.
Halili gjithashtu vlerëson se shtrenjtimi i gjobave ka pasur një ndikim, por jo në masën që ishte pritur. Ai thotë se për të arritur rezultate më të mira në uljen e aksidenteve, duhet të merren masa më të fuqishme, përfshirë gjurmimin e shoferëve që kanë shumë dënime.
‘’Ashpërsimi i gjobave ka ndikuar, por jo në atë masë që kemi pritur se do të ndikojë, por në të ardhmen pritet që duhet të merren masa të tjera sepse masat janë marrë për konfiskim të patentë shoferit apo elementeve të tjera mirëpo jo gjurmimin e shoferëve që kanë shumë dënime dhe nuk gjurmohen se a janë përmirësuar në trafik’’, përfundoi Halili.