Mbi 42 milionë denarë janë grumbulluar nga Kryqi i Kuq për familjarët e viktimave nga zjarri në Koçani
Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut sot deri në mesditë ka arritur të mbledhë 42 739 931 denarë në fondin për të mbështetur familjet e viktimave nga zjarri në Koçani, transmeton Portalb.mk. “Kryqi i Kuq vazhdon të ofrojë dhe më tej të gjithë mekanizmat e ndihmës humanitare për qytetarët e goditur dhe familjet e […]


Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut sot deri në mesditë ka arritur të mbledhë 42 739 931 denarë në fondin për të mbështetur familjet e viktimave nga zjarri në Koçani, transmeton Portalb.mk.
“Kryqi i Kuq vazhdon të ofrojë dhe më tej të gjithë mekanizmat e ndihmës humanitare për qytetarët e goditur dhe familjet e tyre. Deri më tani janë siguruar gjithsej: 42.739.931,00 denarë. Mjetet janë të dedikuara ekskluzivisht për përkrahjen e viktimave nga zjarri në Koçan”, sqaruan nga Kryqi i Kuq.
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të kenë mundësi të japin mbështetje financiare në forma të ndryshme. Ata mund të dërgojnë mjete financiare në llogarinë bankare të hapur nga Kryqi i Kuq, përmes thirrjeve telefonike apo formës online.
Mundësia për dhurim është edhe për të interesuarit nga shtetet tjera përmes valutave të huaja.