Muajin e kaluar në RMV janë shqiptuar 23.844 sanksione ndaj shoferëve, 7.437 për shpejtësi mbi të lejuarën
Gjatë muajit të kaluar (shkurt 2025), si rezultat i kontrolleve të planifikuara të vazhdueshme të trafikut në rrugët e vendit, gjithsej 2.059 drejtues mjetesh janë larguar nga qarkullimi për drejtimin e mjeteve pa patentë shofer, 617 shoferë që kanë vozitur nën efektin e alkoolit, ndërsa 7.473 kanë marrë dënimet për kundërvajtje për shkak të vozitjes […]

Gjatë muajit të kaluar (shkurt 2025), si rezultat i kontrolleve të planifikuara të vazhdueshme të trafikut në rrugët e vendit, gjithsej 2.059 drejtues mjetesh janë larguar nga qarkullimi për drejtimin e mjeteve pa patentë shofer, 617 shoferë që kanë vozitur nën efektin e alkoolit, ndërsa 7.473 kanë marrë dënimet për kundërvajtje për shkak të vozitjes mbi shpejtësinë e lejuar, njoftoi MPB.
“Nga numri total i urdhërpagesave të lëshuara, që për muajin shkurt është 23.844, 1.508 urdhërpagesa i referohen mospërdorimit të rripit të sigurimit, 766 përdorimit të celularit gjatë drejtimit të automjetit, si dhe janë sanksionuar 475 këmbësorë. Numri më i madh i kallëzimeve për kundërvajtje janë për parkim të paligjshëm, 5.746 kundërvajtje. Ndryshe, në kuadër të kontrolleve të intensifikuara për ditët e fundjavës që lamë pas (01/02.03), sipas treguesve statistikorë, zyrtarët policorë në të gjitha departamentet e punëve të brendshme në BSP të MPB-së kanë lëshuar gjithsej 1.278 urdhërpagesa dhe 126 shoferë janë konstatuar pa patentë shofer, ndërsa 144 shoferë kanë vozitur nën efektin e alkoolit. Po ashtu, 238 kundërvajtje janë evidentuar për shkak të shpejtësisë mbi të lejuarën, 79 persona nuk kanë përdorur rripin e sigurimit, 37 drejtues mjetesh kanë përdorur celular, 14 kanë kaluar në semafor të kuq, si dhe janë sanksionuar për kundërvajtje pesë këmbësorë”, theksoi MPB.
Kujtojmë se instalimi i sistemit të kamerave me të cilin do të dënohen shkeljet në trafik dhe i cili pritet të rrisë sigurinë në trafik dhe sigurinë e qytetarëve në përgjithësi duhet të përfundojë gjatë vitit 2025.