Mbi një mijë studentë kërkuan që leximorja “Vëllezërit Milladinovski” të punojë 24 orë, nga biblioteka deklaruan “pas 20 janarit”

Studentët e Shkupit përmes një peticionit online kanë kërkuar vazhdimin e orarit të punës së leximores së Bibliotekës së Qytetit “Vëllezërit Milladinovci” në vigjilje të afateve të provimeve, raporton Meta.mk, përcjell Portalb.mk. “Pas 8 janarit të vitit 2025, leximorja do të punojë deri në ora 22:00, ashtu që i kufizon mundësitë për studentët që mësojnë […]

Jan 10, 2025 - 01:00
 0  4
Mbi një mijë studentë kërkuan që leximorja “Vëllezërit Milladinovski” të punojë 24 orë, nga biblioteka deklaruan “pas 20 janarit”
Ilustrim: Fisnik Xhelili/Portalb.mk në Canva

Studentët e Shkupit përmes një peticionit online kanë kërkuar vazhdimin e orarit të punës së leximores së Bibliotekës së Qytetit “Vëllezërit Milladinovci” në vigjilje të afateve të provimeve, raporton Meta.mk, përcjell Portalb.mk.

“Pas 8 janarit të vitit 2025, leximorja do të punojë deri në ora 22:00, ashtu që i kufizon mundësitë për studentët që mësojnë në orët e vona”, thuhet në tekstin e peticionit online.

Në peticionin e nënshkruar nga 1 400 persona, kërkohet që leximorja të punojë pa ndërprerë.

Drejtoresha e Bibliotekës së Qytetit “Vëllezëri Milladinovski”, Snezhana Stojçeva për ka paralajmëruar se leximorja do të fillojë të punojë 24 orë prej 20 janarit.