Mblidhet Kuvendi, në rend dite gjashtë pika

Kuvendi i Kosovës sot do të mblidhet në seancë plenare. Seanca pritet të mbahet me fillim nga ora 10:00. Në mesin e pikave që do të diskutohen në seancën e sotme, është edhe shqyrtimi i vendimit të Qeverisë të datës 30 mars për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gaza. Pikë tjetër që

Prill 17, 2026 - 08:30
Mblidhet Kuvendi, në rend dite gjashtë pika
mblidhet-kuvendi,-ne-rend-dite-gjashte-pika

mblidhet-kuvendi,-ne-rend-dite-gjashte-pika

Kuvendi i Kosovës sot do të mblidhet në seancë plenare.

Seanca pritet të mbahet me fillim nga ora 10:00.

Në mesin e pikave që do të diskutohen në seancën e sotme, është edhe shqyrtimi i vendimit të Qeverisë të datës 30 mars për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gaza.

Pikë tjetër që do të vihet para ligjvënësve për shqyrtim është edhe Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Më poshtë rendi i ditës:

Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-019 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme,
  4. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë se Republikës se Kosovës nr.07/07, dt.30.03.2026 për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza,
  5. Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.