Mbreti Charles ”shumë i trishtuar” nga ‘tragjedia e tmerrshme’ e Zvicrës
Mbreti Çarls thotë se ai dhe gruaja e tij, Mbretëresha Kamila, u trishtuan shumë kur mësuan për humbjen e jetëve në Krans-Montana mbrëmë. “Është jashtëzakonisht zemërthyes që një natë feste për të rinjtë dhe familjet u shndërrua në një tragjedi kaq të tmerrshme”, shkruan Mbreti në një deklaratë të publikuar sot në mediat sociale, raporton


Mbreti Çarls thotë se ai dhe gruaja e tij, Mbretëresha Kamila, u trishtuan shumë kur mësuan për humbjen e jetëve në Krans-Montana mbrëmë.
“Është jashtëzakonisht zemërthyes që një natë feste për të rinjtë dhe familjet u shndërrua në një tragjedi kaq të tmerrshme”, shkruan Mbreti në një deklaratë të publikuar sot në mediat sociale, raporton BBC.
Mbreti Çarls ndan “admirimin” e tij për punën e shërbimeve të emergjencës dhe shpreh ngushëllimet e tij për viktimat që janë ende në spital, si dhe për ata që kanë humbur të dashurit në tragjedi.
