Mbrojtësit e rremë të gjuhës shqipe

Prof. Dr. sc. Jeton Shasivari Nuk e prisja se, një recension i imi profesional i deklaratës publike të Kryetares së Republikës Prof. Dr. sc. Siljanovska-Davkova me kërkesë të shumë studentëve nënshkrues të peticionit për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, do të shkaktojë reagime nga “burime brenda partiake” të tipit godite autorin (personin) e jo […]

Prill 11, 2026 - 20:00
Mbrojtësit e rremë të gjuhës shqipe

Prof. Dr. sc. Jeton Shasivari

Nuk e prisja se, një recension i imi profesional i deklaratës publike të Kryetares së Republikës Prof. Dr. sc. Siljanovska-Davkova me kërkesë të shumë studentëve nënshkrues të peticionit për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, do të shkaktojë reagime nga “burime brenda partiake” të tipit godite autorin (personin) e jo shkrimin (topin), dhe jam i kënaqur që shumë studentë më kontaktuan sërish dhe kishin kuptuar qartë thelbin e çështjes: Kryetarja e Republikës në asnjë pjesë të deklaratës së saj, nuk është kundër provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

“Përkushtimin” e atyre që sot derdhin lot krokodili ndaj gjuhës shqipe, e njoh fare mirë si pjesë profesionale e Komisionit për ndryshime kushtetuese, kur së bashku me kolegen nga Fakulteti Besa Arifi hartuam, nënshkruam dhe dërguam më 18 maj të v. 2023, deri te postat elektronike të të gjithë anëtarëve të këtij Komisioni (përfshi edhe ata që sot derdhin lot krokodili) propozimin tonë të përbashkët për t’i hyrë ndryshimeve kushtetuese, ku mes tjerash, propozuam edhe Amendamentin e ri kushtetues XXXVIII për zëvendësimin e Amendamentit kushtetues V për gjuhët, ku kërkuam zëvendësimin e shprehjes: “gjuhë tjetër të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve” me shprehjen: “gjuha shqipe dhe alfabeti i saj” që kishte për qëllim që gjuha shqipe përfundimisht ta fitojë identitetin e saj kushtetues që e meriton duke u emërtuar si e tillë në kushtetutë me emër dhe mbiemër, mirëpo qasja ishte lëreni këtë gjë se nuk është koha tani duke na lënë të vetëm në angazhimin tonë profesional dhe kombëtar.

Screenshot

Megjithatë, neve me shumë peripeci arritëm që propozimin tonë të përbashkët ta përfshijmë formalisht në rend dite dhe të na jepet koha e duhur që në seancë në hollësi ta argumentojmë dhe ta arsyetojmë atë, por i cili, për fat të keq, as nuk u hodh në votim e as nuk u miratua nga sabotuesit partiak dhe politik të gjuhës shqipe në kushtetutë që sot derdhin lot krokodili.

Prandaj, ju sabotues partiakë dhe politikë të gjuhës shqipe në kushtetutë, meqë dje nuk ishit dhe sot nuk jeni pjesë e zgjidhjes, mos u bëni pjesë e problemeve!

(Autori është profesor universitar i së drejtës kushtetuese në UEJL)