Mehmet Klinaku: Pas 17 vitesh mërgim, kthehem për t’i shërbyer Kosovës

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Mehmet Klinaku, ka njoftuar rikthimin e tij në Kosovë pas 17 vitesh mërgim, duke theksuar se po kthehet me përvojë dhe biznese të ndërtuara jashtë vendit. Klinaku bëri të ditur se më 28 dhjetor do të jetë zyrtarisht kandidat i AAK-së për deputet, me synimin

dhjetor 17, 2025 - 16:00
 0
Mehmet Klinaku: Pas 17 vitesh mërgim, kthehem për t’i shërbyer Kosovës
Mehmet Klinaku: Pas 17 vitesh mërgim, kthehem për t’i shërbyer Kosovës

Mehmet Klinaku: Pas 17 vitesh mërgim, kthehem për t’i shërbyer Kosovës

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Mehmet Klinaku, ka njoftuar rikthimin e tij në Kosovë pas 17 vitesh mërgim, duke theksuar se po kthehet me përvojë dhe biznese të ndërtuara jashtë vendit.

Klinaku bëri të ditur se më 28 dhjetor do të jetë zyrtarisht kandidat i AAK-së për deputet, me synimin që të përfaqësojë qytetarët me nder dhe përgjegjësi. Ai theksoi se vendimi për kandidim është i qartë dhe i motivuar nga dëshira për t’i shërbyer vendit.

“Gjithmonë krah teje, krah secilit, krah vendit,” ka deklaruar Klinaku, duke nënvizuar përkushtimin e tij ndaj qytetarëve dhe Kosovës.