Meidani: Kërkesa për takimin me liderët shqiptarë ishte krejtësisht institucionale
Në kuadër të vizitës zyrtare të Presidentit të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ambasada e Shqipërisë ka reaguar përmes ambasadorit Denion Meidani, duke sqaruar rrethanat e The post Meidani: Kërkesa për takimin me liderët shqiptarë ishte krejtësisht institucionale appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Në kuadër të vizitës zyrtare të Presidentit të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ambasada e Shqipërisë ka reaguar përmes ambasadorit Denion Meidani, duke sqaruar rrethanat e kërkesës për një takim me kryetarët e partive parlamentare shqiptare.
Sipas sqarimit, Ambasada e Republikës së Shqipërisë ka përcjellë, në emër të Presidentit, kërkesën për organizimin e një takimi në ambientet e Kuvendit me liderët e partive parlamentare shqiptare.
“Bëhet fjalë për një veprim krejtësisht institucional, në përputhje me protokollin diplomatik dhe praktikën e zakonshme të organizimit të takimeve në nivel të lartë”, thuhet në reagim.
Ambasadori Meidani thekson se çdo interpretim tjetër që i atribuon këtij procesi motive apo qëllime të ndryshme nga ato zyrtare është i pabazë.
“Çdo interpretim tjetër që i atribuon këtij procesi motive apo qëllime të ndryshme nga ato zyrtare është i pabazë. Ambasada mbetet e përkushtuar ndaj korrektësisë institucionale, transparencës dhe respektit për të gjitha palët”, theksohet në sqarim.
Ky reagim vjen në kohën kur në opinion janë hedhur interpretime të ndryshme lidhur me formatin dhe përmbajtjen e takimeve në kuadër të vizitës presidenciale. Gazeta Flaka
The post Meidani: Kërkesa për takimin me liderët shqiptarë ishte krejtësisht institucionale appeared first on Flaka, në çdo lajm... .