Snopçe kundër Mexhitit për licencat e kanabisit: “Janë shfuqizuar katër, jo dhënë shtatë”

Deputeti Halil Snopçe ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Komunës së Çairit dhe njërit nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, lidhur me periudhën kur Arben Taravari drejtonte Ministrinë e The post Snopçe kundër Mexhitit për licencat e kanabisit: “Janë shfuqizuar katër, jo dhënë shtatë” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 11, 2026 - 23:30
 0
Snopçe kundër Mexhitit për licencat e kanabisit: “Janë shfuqizuar katër, jo dhënë shtatë”

Deputeti Halil Snopçe ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Komunës së Çairit dhe njërit nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, lidhur me periudhën kur Arben Taravari drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë.

Snopçe thekson se gjatë nëntë muajve sa Taravari ishte ministër, janë anuluar, përkatësisht janë shfuqizuar, licencat për katër kompani për kultivimin e kanabisit.

“Gjatë nëntë muajve sa Arben Taravari ishte ministër i Shëndetësisë, janë anuluar, përkatësisht janë shfuqizuar, licencat për katër kompani për kultivimin e kanabisit. Kjo është përgjigjja për shpifësit. Pra, në kohën e Arbenit, numri i licencave për kultivimin e kanabisit është zvogëluar, jo rritur”, ka shkruar Snopçe.

Ai shton se, sipas tij, “disa u ngutën të shpërndajnë dezinformatën e Izetit, madje me një entuziazëm të pashpjegueshëm”, duke theksuar se “e vërteta është kokëfortë”.

“Me kalimin e kohës, edhe për shumë shpifje të tjera ndaj Arbenit, do të dalë në dritë dhe shpifësit do të turpërohen. Këtë status e bëj për miqtë e mi. Sepse ata që kanë zgjedhur të mos shohin, nuk do të shohin, sado që të përpiqemi t’ua heqim ‘fashën’ nga sytë”, ka përfunduar ai.

Ndërkaq, Mexhiti në një intervistë për “Dialog te Lajmi” ka komentuar periudhën kur Taravari ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, duke e lidhur atë me procesin e dhënies së licencave për kanabis mjekësor.

“Gjatë rreth shtatë muajve sa Taravari drejtoi dikasterin, janë nënshkruar shtatë licenca për kanabis”, deklaroi Mexhiti, duke shtuar se këto vendime kanë pasur ndikim dhe se, sipas tij, pasojat po ndihen edhe sot.

Ai theksoi se opinioni duhet të jetë i informuar për vendimet e marra në atë periudhë, duke shtuar se politikat e asaj kohe kanë reflektuar në zhvillimet e mëvonshme në këtë fushë. Gazeta Flaka

The post Snopçe kundër Mexhitit për licencat e kanabisit: “Janë shfuqizuar katër, jo dhënë shtatë” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .