Meidani “pëlqeu” statusin e Taravarit. A është kjo një “shuplakë”, e Tiranës për krerët e VLEN-it?
Ambasadori i Shqipërisë në Tiranë, Denion Meidani ka pëlqyer një postim të Arben Taravarit, i cili thumboi koalicionin VLEN-in, me mesazhin e tij në Facebook kur tha që nuk ia VLEN-te The post Meidani “pëlqeu” statusin e Taravarit. A është kjo një “shuplakë”, e Tiranës për krerët e VLEN-it? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Ambasadori i Shqipërisë në Tiranë, Denion Meidani ka pëlqyer një postim të Arben Taravarit, i cili thumboi koalicionin VLEN-in, me mesazhin e tij në Facebook kur tha që nuk ia VLEN-te reagimi mbi akuzar e krerëve të VLEN-it. Nuk dihet nëse ishte një lapsus i bërja e një “LIKE” te postimi Taravarit, por nëse është bërë me qëllim, kjo do të thotë që Tirana zyrtare mbështetet largimin e ASH-së së Arben Taravarit nga koalicioni që tani po shndërrohet në parti, VLEN.
Ky veprim i ambasadorit shqiptar në Shkup, nxiti reagimin e disa mediave online të afërta me VLEN-in, të cilët e akuzuan për se ka marrë anë politike.
“Në vend që të përfaqësojë me dinjitet shtetin shqiptar dhe të ruajë neutralitetin e detyrueshëm, ambasadori Meidani ka ndërmarrë një hap të paprecedent, ka pëlqyer një postim të Arben Taravarit, i cili thumbon VLEN-in, koalicionin aktual qeveritar shqiptar në Maqedoninë e Veriut”, shkruan mediat e afërta me VLEN-in.
Ambasadori i Shqipërisë nuk është individ – ai është fytyra zyrtare e shtetit, dhe i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona. Dhe ky sulm nuk vjen nga askush tjetër, por motivohet nga disa parti shqiptare në qeveri – të njëjtat që para pak kohe e pritën me nderime shtetërore dhe tapet të kuq Dodikun në Shkup. Kështu shkruan në Facebook ish-ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, ndërsa komenton sulmet nga disa portale të afërta me VLEN-in ndaj ambasadorit të Shqipërisë, Denion Meidani vetlm sepse kishte pëlqyer një status të Arben Taravarit në rrjetet sociale.
“Një sulm i paprecedentë dhe i papranueshëm ndaj përfaqësuesit të shtetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ambasadori i Shqipërisë nuk është individ – ai është fytyra zyrtare e shtetit, dhe i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona. Dhe ky sulm nuk vjen nga askush tjetër, por motivohet nga disa parti shqiptare në qeveri – të njëjtat që para pak kohe e pritën me nderime shtetërore dhe tapet të kuq Dodikun në Shkup”, shprehet Osmani.
ekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të orkestruara në rrjetet sociale kundër ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, z. Denion Meidani.
Në deklaratën e tij, Ramadani e cilëson të papranueshme gjuhën e urrejtjes dhe insinuatat politike që janë drejtuar ndaj ambasadorit, duke theksuar se diplomacia nuk mund të shantazhohet me sulme banale.
“Ambasadori Meidani përfaqëson shtetin shqiptar me dinjitet dhe profesionalizëm. Ai është një urë bashkëpunimi mes dy vendeve tona. Diplomacia kërkon urtësi dhe respekt, jo sulme dhe urrejtje”, theksoi Ramadani, duke i shprehur ambasadorit mbështetjen dhe respektin e palëkundur.
Ai gjithashtu u bëri thirrje të gjithë aktorëve politikë të ruajnë etikën në komunikim, duke mbrojtur dinjitetin institucional dhe vlerat demokratike.
“Në një aksion të ulët, të koordinuar nga portale që prej kohësh veprojnë si megafonë të VLEN-it, po shpërndahet një shkrim identik që shpif, shtrembëron dhe manipulon opinionin, me synim të qartë: diskreditimin dhe kërcënimin e ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Shkup, z. Denion Meidani. Një “pëlqim” në rrjetet sociale është marrë si pretekst për një sulm frontal politik, që arrin deri aty sa të përfshijë Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë së Veriut në këtë lojë të ndyrë politike. Kjo nuk është më opinion, kjo është kërcënim i hapur ndaj një përfaqësuesi diplomatik shqiptar, dhe si i tillë është i papranueshëm, skandaloz dhe i rrezikshëm”, reagoi deputeti Blerim Bexheti.
Sipas tij, VLEN-i dhe zëdhënësit e tij politikë e mediatikë duhet ta kuptojnë qartë: ambasadorët nuk janë objekt sulmi elektoral, e aq më pak mund të bëhen viktimë e pasigurisë dhe dështimeve tuaja politike.
“Ambasadori Meidani është përfaqësues zyrtar i një shteti sovran, i një kombi me dinjitet dhe i një diplomacie që gjithmonë ka qenë garant i të drejtave dhe zhvillimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Çdo tentim për ta tërhequr në baltën e ditës politike është akt i ulët që fyen jo vetëm Tiranën zyrtare, por të gjithë shqiptarët kudo që janë. Ambasadorët shqipëtar do të vazhdojnë të jenë zëri i bashkëpunimit, mbrojtës të interesit kombëtar dhe garanci e bashkimit, jo viktima të sulmeve të atyre që nuk e kanë fituar legjitimitetin as në sytë e shqiptarëve, as në sytë e miqve ndërkombëtarë”, shkroi Bexheti.
The post Meidani “pëlqeu” statusin e Taravarit. A është kjo një “shuplakë”, e Tiranës për krerët e VLEN-it? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .