Meliza Haradinaj: Vuçiqi mund të veprojë si Putini në Kosovë

Ish-ministrja e punëve të jashtme në Qeverinë e Kosovës, Meliza Haradinaj, ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook”, duke theksuar se Vuçiqi mund të veprojë si Putini në Kosovë. Ndër të tjerash shkroi që Qeveria duhet të koordinohet me institucionet e sigurisë së SHBA dhe të mbajë veriun të qetë me çdo kusht

Nëntor 18, 2024 - 11:00
 0  6
Meliza Haradinaj: Vuçiqi mund të veprojë si Putini në Kosovë
meliza-haradinaj:-vuciqi-mund-te-veproje-si-putini-ne-kosove

meliza-haradinaj:-vuciqi-mund-te-veproje-si-putini-ne-kosove

Ish-ministrja e punëve të jashtme në Qeverinë e Kosovës, Meliza Haradinaj, ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook”, duke theksuar se Vuçiqi mund të veprojë si Putini në Kosovë.

Ndër të tjerash shkroi që Qeveria duhet të koordinohet me institucionet e sigurisë së SHBA dhe të mbajë veriun të qetë me çdo kusht sidomos deri pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Njoftimi i plotë:

Putini po e përdor periudhën e tranzicionit paszgjedhor në SHBA për të intensifikuar sulmet e aneksojë territore të reja nga Ukraina e pavarur.
Meqë jemi të vetëdijshëm për sjelljen e Vuçiqit që ndjek me fanatizëm librin e lojërave të Putinit, Kosova duhet të mbetet vigjilente ndaj përpjekjeve të ngjashme të mundshme destabilizuese në territorin e saj verior në kufi me Serbinë – sidomos në këtë periudhë tranzitore derisa Administrata Trump të rikthehet në Shtëpi të Bardhë. Vuçiqi padyshim se është dëshpërimisht në kërkim të një dritareje për të ndezur shkëndija destabilizimi në veri tani para fushatës zgjedhore në Kosovë, prandaj këtë herë ne nuk do të duhej të biem në provokimet e tij.
Më e rëndësishmja: Qeveria duhet të koordinohet ngushtë me institucionet e sigurisë së SHBA dhe të mbajë veriun të qetë me çdo kusht sidomos deri pas zgjedhjeve të 9 shkurtit!