Memli Krasniqi: PDK ka vendosur standard të mirëqeverisjes nëpër komuna
Partia Demokratike e Kosovës sot nis zyrtarisht fushatën për balotazhin e 9 nëntorit, në të cilin garon në gjashtë komuna të vendit. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kjo fazë e re e fushatës shënon “rrugën drejt fitores së madhe të punës, besimit dhe përvojës”. Ai ka shtuar se 9 nëntori është “dita […]


Partia Demokratike e Kosovës sot nis zyrtarisht fushatën për balotazhin e 9 nëntorit, në të cilin garon në gjashtë komuna të vendit. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kjo fazë e re e fushatës shënon “rrugën drejt fitores së madhe të punës, besimit dhe përvojës”.
Ai ka shtuar se 9 nëntori është “dita e qytetarëve, dita e vlerave dhe dita e fitores”, duke theksuar se komunat që udhëhiqen nga PDK-ja “meritojnë më mirë” dhe se partia e tij ka vendosur standarde të larta të qeverisjes lokale në Kosovë.
Krasniqi ka theksuar se kandidatët e PDK-së janë njerëz të ndershëm dhe të dëshmuar, të cilët kanë ofruar programe konkrete dhe ekipe të forta për komunat e tyre.
Në balotazh, PDK garon me Shaqir Totajn në Prizren, Arian Tahirin në Mitrovicë, Ferit Idrizin në Vushtrri, Sabedin Vishin në Kaçanik, Sokol Bashotën në Klinë dhe Shaban Shabanin në Dragash.
“Edhe pa mbështetjen e nivelit qendror, kryetarët tanë kanë bërë punë të jashtëzakonshme. Ata do të vazhdojnë të bëjnë edhe më shumë me një qeveri që i mbështet të gjithë, pa dallim, siç bën PDK-ja”, ka shkruar Krasniqi.