Mëngjes i ftohtë, gjatë ditës stabilizim i motit
Sot në Kosovë pritet stabilizim gradual i motit. Mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë dhe me mundësi për ngrica sipërfaqësore sidomos në ato zona ku të ketë kthjellime. Dita vijon me diell dhe vranësira lokale si dhe me erëra të freskëta nga veriu e verilindja. Temperaturat në disa zona mund të zbresin deri në


Sot në Kosovë pritet stabilizim gradual i motit. Mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë dhe me mundësi për ngrica sipërfaqësore sidomos në ato zona ku të ketë kthjellime.
Dita vijon me diell dhe vranësira lokale si dhe me erëra të freskëta nga veriu e verilindja.
Temperaturat në disa zona mund të zbresin deri në 0 gradë Celsius pak para agimit, kurse maksimalja pritet të arrijë deri në 15 gradë Celsius.
