Meriton Mjekiqi konfirmon ndarjen nga Ilnisa Agolli. Cili ishte shkaku? Flet Meritoni

Meritoni, një nga ish-banorët më të komentuar të Big Brother VIP Albania, ka folur së fundmi për ndarjen e tij nga Ilnisa Agolli në një intervistë për emisionin “Prive”. Ai ka theksuar se marrëdhënia e tyre ka pasur një rrjedhë natyrale dhe gjithçka ka qenë e sinqertë dhe reale. “UNË KAM QENË BRENDA ASAJ SHTËPIE, […] The post Meriton Mjekiqi konfirmon ndarjen nga Ilnisa Agolli. Cili ishte shkaku? Flet Meritoni appeared first on InfoShqip.com.

Jan 10, 2025 - 15:00
 0  5
Meriton Mjekiqi konfirmon ndarjen nga Ilnisa Agolli. Cili ishte shkaku? Flet Meritoni

Meritoni, një nga ish-banorët më të komentuar të Big Brother VIP Albania, ka folur së fundmi për ndarjen e tij nga Ilnisa Agolli në një intervistë për emisionin “Prive”.

Ai ka theksuar se marrëdhënia e tyre ka pasur një rrjedhë natyrale dhe gjithçka ka qenë e sinqertë dhe reale.

“UNË KAM QENË BRENDA ASAJ SHTËPIE, KAM VEPRUAR NË MËNYRËN QË UNË JAM NDJERË. KA QENË SHUMË E BUKUR DHE REALISHT NUK DO TË NDËRROJA AS PIKË DHE AS PRESJE. SI ËSHTË PRITUR NGA PUBLIKU, ËSHTË E TYRE. CA TË TJERË E KANË MIRËPRITUR SHUMË MIRË, CA TË TJERË JO. GJITHÇKA KA QENË REALE, KËSHTU KA SHKU, KËSHTU KA RRJEDHË E KËSHTU KA QENË,” DEKLAROI AI.

Lidhur me aludimet në media për ndarjen, Meritoni konfirmoi se ato janë të vërteta. Megjithatë, ai vendosi të mos ndajë detaje, duke theksuar se arsyet e ndarjes janë çështje personale. Kujtojmë se burime të ndryshme konfirmuan javë më parë ndarjen e ish-çiftit, ndërsa shkak u tha se u bë familja e Meritonit.

Ai foli me respekt dhe mirënjohje për Ilnisën, duke e përshkruar si një grua të jashtëzakonshme, një nënë të përkushtuar dhe një profesioniste të shkëlqyer.

“HAPI PËR ME U NDA, PAK KA RËNDËSI. NUK KA SHUMË RËNDËSI, SA KA RËNDËSI QË TË JETË MIRË DHE NË JETËN NË VAZHDIM. JANË GJËRA SHUMË PRIVATE” THA AI

The post Meriton Mjekiqi konfirmon ndarjen nga Ilnisa Agolli. Cili ishte shkaku? Flet Meritoni appeared first on InfoShqip.com.