Merkato në flakë: Milani kërkon bomberin e United

Sipas raportimeve nga SportMediaset, AC Milan është duke punuar prapa skenave për të siguruar shërbimet e Rasmus Højlund, sulmuesit danez të Manchester United, përmes një formule huazimi gjatë këtij afati kalimtar. 22-vjeçari, i cili më parë ka shkëlqyer me fanellën e Atalantës në Serie A, nuk ka arritur të bindë plotësisht në “Old Trafford”, ku […]

Korrik 16, 2025 - 22:30
 0
Merkato në flakë: Milani kërkon bomberin e United

Sipas raportimeve nga SportMediaset, AC Milan është duke punuar prapa skenave për të siguruar shërbimet e Rasmus Højlund, sulmuesit danez të Manchester United, përmes një formule huazimi gjatë këtij afati kalimtar.

22-vjeçari, i cili më parë ka shkëlqyer me fanellën e Atalantës në Serie A, nuk ka arritur të bindë plotësisht në “Old Trafford”, ku ka realizuar 26 gola në 95 paraqitje në të gjitha garat, por vetëm 4 gola në Premier League gjatë sezonit të fundit, transmeton ORAinfo.

Manchester United gati ta lëshojë

Djajtë e Kuq janë shumë afër për të mbyllur marrëveshjen me sulmuesin Bryan Mbeumo nga Brentford, dhe për këtë arsye janë të hapur të largojnë një nga sulmuesit aktualë. Højlund është ndër emrat e përmendur për t’u larguar, dhe Milani synon ta shfrytëzojë situatën, duke tentuar një huazim me opsion ose detyrim blerjeje.

Situata te Milani

Pas largimit të Alvaro Moratës dhe dështimit të Tammy Abraham e Luka Jovic për të bindur, Rossonerët kanë aktualisht vetëm Santiago Gimenez si qendërsulmues të mirëfilltë, ndërsa Lorenzo Colombo pritet të largohet. Për këtë arsye, drejtuesit e kuqezinjve janë në kërkim të përforcimeve urgjente në repartin ofensiv.

Rikthim në Itali?

Rikthimi i Højlund në Serie A do të ishte një lajm i madh për kampionatin italian, pasi bëhet fjalë për një sulmues të ri, me potencial të lartë dhe që e njeh ambientin. Ai ishte lidhur me Milanin edhe para se të transferohej në Angli, dhe tani pista kuqezi është rikthyer në mënyrë konkrete. /ORAinfo/