Merz thotë se raportet Kosovë-Serbi po i pengojnë të gjithë të ecin përpara: Inkurajojmë përgjegjësi dhe progres urgjent në dialog
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, në fjalën e tij hapëse në samitin e Procesit të Berlinit tha se është urgjente progresi në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Derisa po fliste për rajonin dhe ngecjen në të kaluarën, Merz tha se ...


Kancelari gjerman, Friedrich Merz, në fjalën e tij hapëse në samitin e Procesit të Berlinit tha se është urgjente progresi në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Derisa po fliste për rajonin dhe ngecjen në të kaluarën, Merz tha se retorika përçarëse ose polarizimi në rritje nuk do të çojnë drejt një Europe më prosperuese.
“Zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor, retorika apo polarizimi në rritje nuk do të çojnë drejt një të ardhmeje më të sigurt, më të lirë dhe më të begatë. Historia nuk do t’i shohë me sy të mirë ata që përçajnë në këto kohë komplekse. Prandaj, në vitin 2008, në samitin e Procesit të Berlinit, ne e hodhëm poshtë së bashku përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës”.
Nëse duam të krijojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, Merz tha se “nuk duhet t’i hedhim benzinë zjarrit, por të ecim përpara mbi bazën e vlerave europiane”.
“Kjo vlen edhe për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Aktualisht, ai po i pengon të gjithë. Prandaj, bëjmë thirrje urgjente për përgjegjësi dhe përparim”.
Në këtë samit nga Kosova po merr pjesë kryeministri Albin Kurti. Gjithashtu prezent është edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.