Mevlan Ademi mohon lidhjet politike: Protesta e 6 prillit është kauzë parimore, jo partiake

Aktivisti dhe pjesë e grupit organizator të protestës së paralajmëruar për 6 prill, Mevlan Ademi, ka reaguar ndaj pretendimeve publike që e lidhin angazhimin e tij me struktura politike apo The post Mevlan Ademi mohon lidhjet politike: Protesta e 6 prillit është kauzë parimore, jo partiake appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 4, 2026 - 22:00
Mevlan Ademi mohon lidhjet politike: Protesta e 6 prillit është kauzë parimore, jo partiake

Aktivisti dhe pjesë e grupit organizator të protestës së paralajmëruar për 6 prill, Mevlan Ademi, ka reaguar ndaj pretendimeve publike që e lidhin angazhimin e tij me struktura politike apo diplomatike.

Në një deklaratë publike, Ademi thekson se nuk ka qenë pjesë e kabinetit të ambasadorit të Shqipërisë, Denion Meidani, duke i cilësuar këto pretendime si të pasakta dhe tendencioze.

Ai pranon se gjatë vitit 2025 ka kryer një stazh tremujor në Ambasadën e Shqipërisë, duke e cilësuar këtë si një përvojë profesionale normale dhe të vlefshme për çdo të ri.

“Përpjekja për ta përdorur këtë fakt si ‘provë’ për të ndërtuar narrativa politike rreth një nisme studentore është jo vetëm e pasaktë, por edhe e padrejtë”, deklaron Ademi.

Sipas tij, nisma për protestën nuk është spontane, por rezultat i një angazhimi mbi dyvjeçar nga grupi organizator për të adresuar një problem real që lidhet me të drejtat e studentëve shqiptarë.

Ademi thekson se angazhimi i tij nuk ka prapavijë politike, por buron nga një shqetësim legjitim: e drejta për të ushtruar profesionin në gjuhën në të cilën kanë studiuar.

Ai shton se mbështetja nga Shqipëria për këtë kauzë është e natyrshme dhe e mirëpritur, duke e parë atë si një solidaritet kombëtar.

Në fund, Ademi apelon që debati të mos devijohet me etiketime, por të fokusohet në thelbin e çështjes, duke e cilësuar atë si një kauzë parimore dhe jo partiake. Gazeta Flaka

The post Mevlan Ademi mohon lidhjet politike: Protesta e 6 prillit është kauzë parimore, jo partiake appeared first on Flaka, në çdo lajm... .