Mexhiti: Fondacioni “Albiz” dëshmi se investimi në arsim është investimi më i sigurt

Shkup, 11 shkurt – Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti me rastin e shënimit të 15-vjetorit të fondacionit “Albiz”, vlerësoi kontributin e kësaj nisme, duke theksuar rëndësinë e saj…

shkurt 12, 2026 - 00:00
 0
Mexhiti: Fondacioni “Albiz” dëshmi se investimi në arsim është investimi më i sigurt

Shkup, 11 shkurt – Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti me rastin e shënimit të 15-vjetorit të fondacionit “Albiz”, vlerësoi kontributin e kësaj nisme, duke theksuar rëndësinë e saj në mbështetjen e arsimit dhe të rinjve.

Ai u shpreh se ky përvjetor është një moment reflektimi dhe falënderimi për punën shumëdimensionale të fondacionit, duke shtuar se 15-vjetori nuk është vetëm një shifër, por dëshmi e një rruge të ndërtuar me përkushtim, transparencë dhe vizion afatgjatë.

Sipas Mexhitit, fondacioni “Albiz” ka dëshmuar se investimi në arsim është investimi më i sigurt për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik, ndërsa mbështetja për studentët, përveç ndihmës financiare, përfaqëson edhe një mesazh besimi, motivimi dhe përgjegjësie për të ecur përpara.

Në fund, ai shprehu shpresën që bashkëpunimi me fondacionin të thellohet edhe më tej dhe të shërbejë si model frymëzimi për iniciativa të tjera në vend.

https://www.facebook.com/share/p/187g8gF7qB/