Edhe Siljanovska pranon dështimin e institucioneve: Alarm për rritjen e dhunës ndaj grave
Presidentja e Maqedonia e Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ka ngritur sot zërin kundër rritjes së dhunës ndaj grave, duke kritikuar ashpër institucionet për dështimin në parandalimin e rasteve tragjike. Duke folur The post Edhe Siljanovska pranon dështimin e institucioneve: Alarm për rritjen e dhunës ndaj grave appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Presidentja e Maqedonia e Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ka ngritur sot zërin kundër rritjes së dhunës ndaj grave, duke kritikuar ashpër institucionet për dështimin në parandalimin e rasteve tragjike.
Duke folur në një seancë plenare në kuvend me rastin e Dita Ndërkombëtare e Gruas, ajo tha se sistemi institucional ka pësuar një “disfatë”, duke theksuar se vetëm në dy muajt e parë të vitit 2026 janë regjistruar katër raste të femicidit. Sipas të dhënave që ajo prezantoi, gjatë vitit 2025 janë raportuar 4.745 raste të dhunës në familje dhe gjashtë vrasje.
“Është e frikshme që çdo 8 Mars të numërohen viktima të reja dhe të përsëriten të njëjtat statistika brutale, ndërsa masat e propozuara mbeten të pazbatuara”, deklaroi presidentja, duke shtuar se simbolika e kësaj dite është errësuar nga realiteti tragjik i dhunës ndaj grave.
Siljanovska-Davkova ngriti edhe pyetjen se çfarë ka ndodhur me detyrimin kushtetues për mbrojtjen e familjes, ndërsa theksoi se raportimi i dhunës mbetet pikë kyçe. Sipas saj, nëse viktimat nuk gjejnë mbështetje tek institucionet dhe përballen me indiferencë, besimi në sistem bie dhe dhuna vazhdon.
Ajo vuri në dukje se policët, punonjësit socialë dhe gjyqtarët mund të jenë ose shpëtimtarë aktivë të viktimave, ose bashkëpunëtorë pasivë në krim nëse nuk reagojnë siç duhet. Presidentja theksoi gjithashtu se nuk mjafton vetëm përfshirja e femicidit në Kodin Penal, nëse rastet riklasifikohen ose përfundojnë me dënime të buta.
Në fund të fjalës së saj, ajo theksoi se gratë nuk kanë nevojë për gjeste simbolike njëditore, por për siguri reale dhe një sistem funksional që mbron dinjitetin dhe jetën e tyre.
Deklaratat e saj vijnë pas një rasti tragjik të ndodhur së fundmi në komunën e Karposh, ku një nënë bashkë me fëmijën e saj humbën jetën pasi u hodhën nga ballkoni, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe ka ngritur sërish pyetje mbi rolin e institucioneve në parandalimin e dhunës në familje. Gazeta Flaka
The post Edhe Siljanovska pranon dështimin e institucioneve: Alarm për rritjen e dhunës ndaj grave appeared first on Flaka, në çdo lajm... .