Mexhiti: Mbi 2 mijë shqiptarë pritet të kalojnë nga kontratat e përkohshme me vendime të përhershme pune 

Mbi 2 mijë punonjës shqiptarë në administratën publike në nivel qendror pritet të përfitojnë nga transformimi i kontratave të përkohshme në vendime të përhershme pune, në bazë të ligjit të ri. Këtë e bëri të ditur bashkëkryetari i VLEN-it, ...

Nëntor 10, 2026 - 09:01
Mexhiti: Mbi 2 mijë shqiptarë pritet të kalojnë nga kontratat e përkohshme me vendime të përhershme pune 

Mbi 2 mijë punonjës shqiptarë në administratën publike në nivel qendror pritet të përfitojnë nga transformimi i kontratave të përkohshme në vendime të përhershme pune, në bazë të ligjit të ri. Këtë e bëri të ditur bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Verdikt” në TVM 2.

Mexhiti tha se përllogaritjet përfundimtare ende nuk janë përmbyllur, por sipas të dhënave paraprake, rreth 6 mijë punonjës të administratës në nivel qendror janë aktualisht të angazhuar me kontrata pune.

“Prej tyre, mbi 2 mijë punonjës, të cilët nga kontratat e përkohshme do të marrin vendime të përhershme, janë shqiptarë, mos edhe më shumë”, deklaroi Mexhiti.

Ai vlerësoi se transformimi i kontratave do të ndikojë pozitivisht në sigurinë e punës për këta punonjës.

“Vlerësojmë se kjo është e shëndetshme për sigurinë e tyre në punë”, u shpreh Mexhiti.

The post Mexhiti: Mbi 2 mijë shqiptarë pritet të kalojnë nga kontratat e përkohshme me vendime të përhershme pune  appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.