Mexhiti nga Prishtina: Ne jemi garanca se gjuha shqipe do të avancohet në Maqedoninë e Veriut!

Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti, nga Prishtina deklaroi se takimi i sotshëm në Prishtinën nënkupton thellim të bashkëpunimit mes dy vendeve në shumë fusha. Mexhiti tha se janë nënshkruar marrëveshje të cilat janë në interes të qytetarëve të dyja vendeve. “Dy qeveritë janë faktor i stabilitetit i zhvillimit i prosperitetit në këtë rajon”, tha Mexhiti. […]

Nëntor 18, 2024 - 20:00
 0  6
Mexhiti nga Prishtina: Ne jemi garanca se gjuha shqipe do të avancohet në Maqedoninë e Veriut!

Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti, nga Prishtina deklaroi se takimi i sotshëm në Prishtinën nënkupton thellim të bashkëpunimit mes dy vendeve në shumë fusha.

Mexhiti tha se janë nënshkruar marrëveshje të cilat janë në interes të qytetarëve të dyja vendeve.

“Dy qeveritë janë faktor i stabilitetit i zhvillimit i prosperitetit në këtë rajon”, tha Mexhiti.
Sa i përket thirrjeve për “shpëtim” të gjuhës shqipe, zv/kryeministri Mexhiti, tha se në RMV nuk ka patur ligj për përdorimin e gjuhës shqipe, por ligj për gjuhën që e flasin mbi 20% e qytetarëve të Maqedonisë.

“E dyta, nuk rrezikohet nga Qeveria e Maqedonisë, por ka një iniciativë në Gjykatën Kushtetuese, ku 9 gjykjatës janë zgjedhur nga Qeveria LSDM-BDI. Pra, problemin e bëjnë gjykatësit që kanë mandat nga shumica e kaluar”, tha Mexhiti.
Ai tha se ata i sigurojnë edhe qytetarët shqiptarë në RMV edhe në Prishtinë dhe rajon se nuk ka nevojë të mërziten se drejtat që janë fituar nuk mund të degradohen por të drejtat do të avancohen.

“Pra ne jemi garant që gjuha shqipe do të avancohet në RMV. Ashtu siç gjetëm zgjidhje, është formuar grupi i ekspertëve të cilët po punojnë për balancuesin i cili ka qenë vetëm mekanizëm, tani të merr përmasat e zgjidhje ligjore, apo ligj i veçantë për avancimin e shqiptarëve në Maqedoni”, tha Mexhiti.