Mexhiti-Pamer: Austria me 17 parqe kombëtare përfaqëson një shembull frymëzues për rajonin tonë

Bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë është thelbësor për arritjen e qëllimeve tona në mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm, thekson zv. kryeministri Izet Mexhiti gjatë takimit me ambasadorin e Republikës së Austrisë në Maqedoninë e Veriut, Sh.T.Z. Martin Pamer. “Në qendër të diskutimit ishte forcimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes së mjedisit, me […]

maj 6, 2025 - 03:00
 0  3
Mexhiti-Pamer: Austria me 17 parqe kombëtare përfaqëson një shembull frymëzues për rajonin tonë

Bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë është thelbësor për arritjen e qëllimeve tona në mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm, thekson zv. kryeministri Izet Mexhiti gjatë takimit me ambasadorin e Republikës së Austrisë në Maqedoninë e Veriut, Sh.T.Z. Martin Pamer.

“Në qendër të diskutimit ishte forcimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes së mjedisit, me theks të veçantë te ruajtja e natyrës dhe menaxhimi i qëndrueshëm i Parqeve Kombëtare dhe zonave të mbrojtura.

Austria, me 17 parqe kombëtare dhe një model të suksesshëm të integrimit të turizmit me mbrojtjen e natyrës, përfaqëson një shembull frymëzues për rajonin tonë. Përvoja austriake do të shërbejë si udhërrëfyes për zhvillimin e Parkut Kombëtar të Sharrit, si dhe për projekte të tjera në fushën e mbrojtjes së mjedisit”, shkruan Mexhiti në Facebook.