Mexhiti thotë se “po vjen era shtet”, refuzon të japë informacione shtesë për Grubin edhe pse tha se është në Shqipëri
Edhe pse për mediat në Shqipëri tha se ish zëvendëskryeministri Artan Grubi gjendet në Shqipëri, zëvendëskryeministri aktual Izet Mexhiti refuzoi të japë detaje tjera. “Tash ka shumë informacione, por me rëndësi është që politika ka dhënë porosi që askush nuk është mbi ligjin, , çdokush që e ka shkelur ligjin duhet të përgjigjet. Lufta ndaj […] The post Mexhiti thotë se “po vjen era shtet”, refuzon të japë informacione shtesë për Grubin edhe pse tha se është në Shqipëri appeared first on InfoShqip.com.
Edhe pse për mediat në Shqipëri tha se ish zëvendëskryeministri Artan Grubi gjendet në Shqipëri, zëvendëskryeministri aktual Izet Mexhiti refuzoi të japë detaje tjera.
“Tash ka shumë informacione, por me rëndësi është që politika ka dhënë porosi që askush nuk është mbi ligjin, , çdokush që e ka shkelur ligjin duhet të përgjigjet. Lufta ndaj korrupsionit do të jetë e pa kompromis, ndërsa puna tjetër i mbetet MPB-së dhe organeve të drejtësisë”, tha mes tjerash Mexhiti.
I pyetur se si i komenton deklaratat e LSMD-së, të cilët thonë se ikjen e Grubit e organizoi BDI dhe VMRO, Mexhiti tha:
“E tash nuk do të hyjë në komentim të kësaj, është çështje spekulative, por me rëndësi po kthehet shteti ligjor, po vjen era shtet”, shtoi Mexhiti.
The post Mexhiti thotë se “po vjen era shtet”, refuzon të japë informacione shtesë për Grubin edhe pse tha se është në Shqipëri appeared first on InfoShqip.com.