Sulmuan policët, Policia e Tetovës parashtron kallëzim penal kundër tre personave
Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ka ngritur kallëzim penale kundër tre personave, pasi të njëjtët, në raste të ndryshme, kanë sulmuar policë teksa kanë qenë në krye të detyrës, transmeton TV21. Kallëzimi i parë është parashtruar ndaj një 42-vjeçari nga Gostivari. “SPB Tetovë parashtroi kallëzim penal kundër R.M.(42) nga Gostivar për shkak të […]

Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ka ngritur kallëzim penale kundër tre personave, pasi të njëjtët, në raste të ndryshme, kanë sulmuar policë teksa kanë qenë në krye të detyrës, transmeton TV21.
Kallëzimi i parë është parashtruar ndaj një 42-vjeçari nga Gostivari.
“SPB Tetovë parashtroi kallëzim penal kundër R.M.(42) nga Gostivar për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprave penale “sulm të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave për siguri”. Më 30.12.2024 në Gostivar, i denoncuari fizikisht ka sulmuar nëpunësin policor i cili ka ndërmarrë veprime zyrtare”, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.
Rasti i dytë i sulmit ka ndodhur nga një 54-vjeçar.
“SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër J.S.(54) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”. Më 25.12.2024 në Gostivar, i denoncuari fizikisht ka sulmuar nëpunësin policor teksa ka qenë duke kryer aktivitete zyrtare”, thuhet në rastin e dytë.
Kurse në rastin e tretë bëhet e ditur se:
“SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër D.G.(26) nga Tetova për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”. Më 12.01.2025 në objekt hotelerike në fshatin Dobërdoll të Gostivarit, e denoncuara fizikisht ka sulmuar nëpunësin policor derisa ka qenë duke kryer detyrat zyrtare”.