Mickoski: Do t’i hapim rastet për spitalin modular dhe Llaskarcën
Kryeministri Hristijan Mickoski, në intervistën e mbrëmshme në edicionin qendror të lajmeve në “Tema e Ditës” në TV Sitel, deklaroi se do të hapen të gjitha rastet e mëparshme, duke përfshirë spitalin modular dhe aksidentin në Llaskarcë dhe shtoi se do të shkohet deri në fund dhe do të ketë përgjigje për atë që saktësisht […]


Kryeministri Hristijan Mickoski, në intervistën e mbrëmshme në edicionin qendror të lajmeve në “Tema e Ditës” në TV Sitel, deklaroi se do të hapen të gjitha rastet e mëparshme, duke përfshirë spitalin modular dhe aksidentin në Llaskarcë dhe shtoi se do të shkohet deri në fund dhe do të ketë përgjigje për atë që saktësisht ka ndodhur. Siç tha ai, ose do të fitojë Maqedonia dhe qytetarët, ose mafiozët, transmeton Portalb.mk.
“Të gjitha këto raste që përmendët, do t’i ndjek nga afër. E di në cilën fazë janë dhe pres që Prokuroria ta zgjerojë hetimin shumë qartë dhe të identifikojë jo vetëm shoferin e autobusit apo drejtuesin e subjektit juridik, por të shohim edhe në cilën qendër testimi është është thënë se ai mjet ishte teknikisht i sigurt, kush e ka lejuar atë qendër të funksionojë ashtu siç ka funksionuar”, tha Mickoski.
Kryeministri pyeti se pse në spitalin modular është ndryshuar ministria nga njëra në tjetrën gjatë procesit të prokurimit publik? Pse paska fajin kablloja? Kush e ka bërë projektin dhe a mungojnë ndoshta elemente, atje ku mendoj se mungojnë? Për të gjitha këto do të ketë përgjigje, tha ai, do të ketë epilog. ]
“Nuk do të lëmë asgjë pas dore. Ju thashë, kemi nisur dhe nuk do të ndalemi. Tani do të shkojmë deri në fund. Ose ata, ose ne. Në jetë ka vetëm dy mundësi, o ai, o ti. Nuk mund të mbijetojnë të dy. Ose do të mbijetojmë ne – Maqedonia dhe qytetarët, ose mafiozët. Nuk ka më vend për të dy palët,” tha Mickoski.
Kujtojmë që aksidenti ndodhi më 13 shkurt 2019 në autostradën Shkup – Tetovë në fshatin Llaskarcë, jetën e humbën 16 persona ndërsa 38 të tjerë u plagosën por shpëtuan. Autobusi i aksidentuar i “Durmo Turs”, ishte i linjës së rregullt Shkup-Gostivar, ndërkaq kompania transportuese vazhdon ende të bartë udhëtarë.
Ndërkohë, më 8 shtator 2021 në spitalin modular të Tetovës ku trajtoheshin pacientët me Kovid-19 ra një zjarri i tmerrshëm, i cili u mori jetën 14 jetë të pacientëve, por edhe të anëtarëve të familjeve që ndodheshin brenda. 14 persona u shpëtuan përpara se objekti të digjej plotësisht.