Taravari: Nga 20 pacientë që dje ishin në gjendje kritike sot janë vetëm 10, tre pacientë janë lëshuar për trajtim shtëpiak

Në deklaratën e sotme për mediat, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, informoi se tre pacientë janë liruar dhe dërguar për trajtim në shtëpi, ndërsa nesër pritet që edhe tre të tjerë të kthehen në shtëpitë e tyre. Ministri informoi se ga 20 pacientë që dje ishin në gjendje kritike sot janë vetëm 10, transmeton Portalb.mk. […]

Mars 20, 2025 - 14:00
 0  4
Taravari: Nga 20 pacientë që dje ishin në gjendje kritike sot janë vetëm 10, tre pacientë janë lëshuar për trajtim shtëpiak
Arben Taravari. foto: Meta.mk

Në deklaratën e sotme për mediat, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, informoi se tre pacientë janë liruar dhe dërguar për trajtim në shtëpi, ndërsa nesër pritet që edhe tre të tjerë të kthehen në shtëpitë e tyre. Ministri informoi se ga 20 pacientë që dje ishin në gjendje kritike sot janë vetëm 10, transmeton Portalb.mk.

“Nga java e ardhshme shpresoj që do të informojmë për numrin e pacientëve që po kthehen në shtëpi dhe për disa pacientë që gradualisht do të fillojnë të kthehen nga shtetet e huaja dhe do të vazhdojnë trajtimin këtu. Në të kundërt, të gjithë pacientët që po trajtohen si brenda ashtu edhe jashtë shtetit janë në gjendje stabile dhe të mirë, shumica e tyre po përmirësohen. Nga gjithsej 20 pacientë që ishin në gjendje kritike, sot konstatojmë se 10 prej tyre janë në gjendje më të rëndë”, tha ministri Taravari.

Aktualisht, në shtet po trajtohen 72 pacientë, prej të cilëve:

• Në Qendrën Klinike: 34 pacientë
• Në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”: 15 pacientë
• Në Spitalin e Vjetër të Qytetit: 11 pacientë
• Në Spitalin Klinik të Shtipit: 1 pacient
• Në spitalet private janë të shtruar 11 pacientë
• Jashtë vendit janë duke u trajtuar 101 pacientë

“Dje është dërguar një numër më i vogël pacientësh jashtë shtetit, ndërsa sot kemi oferta nga disa shtete të tjera, kështu që do të shqyrtojmë gjendjen e pacientëve dhe do të vendosim pas konsultimeve profesionale, shtoi ministri. Sipas qëndrimit të shtabit të krizës, të gjithë pacientët e shtruar do t’i nënshtrohen analizave toksikologjike”, tha Taravari.

Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në një lokal nate në Koçani, kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa kishte 196 të lënduar që trajtohen brenda dhe jashtë vendit.

Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka ka punuar me një sërë shkeljesh të mëdha: nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.