Mickoski: Rritje deri në 40% për rreth 11.000 punonjës të administratës publike deri në vitin 2028
Rreth 11.000 administratorë në Maqedoninë e Veriut do të përfitojnë rritje pagash prej gati 40% deri në vitin 2028, njoftoi sot kryeministri Hristijan Mickoski pas takimit me përfaqësuesit e sindikatave The post Mickoski: Rritje deri në 40% për rreth 11.000 punonjës të administratës publike deri në vitin 2028 appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Rreth 11.000 administratorë në Maqedoninë e Veriut do të përfitojnë rritje pagash prej gati 40% deri në vitin 2028, njoftoi sot kryeministri Hristijan Mickoski pas takimit me përfaqësuesit e sindikatave në Qeveri.
“Kjo është një pako më e gjerë që do të përfshijë, së bashku me të punësuarit në gjykata dhe prokurori, rreth 11.000 të punësuar, dhe me këtë, Qeveria, si punëdhënësi më i madh, praktikisht krijon marrëveshje me kolegët e saj, dhe ajo marrëveshje është e vlefshme deri në vitin 2028,” tha Mickoski.
Ai e cilësoi këtë hap si historik, duke theksuar se nuk ka ndodhur më parë që të ketë pasur një plan të tillë për harmonizimin dhe rritjen e pagave në administratë:
“Ky është moment historik, sepse nuk ka ndodhur kurrë më parë që të kemi pasur plan të tillë për rritjen e pagave dhe harmonizimin e tyre në mënyrë që të arrihet nivel i denjë,” theksoi kryeministri.
Mickoski shtoi se Qeveria po ndërmerr këto hapa edhe përballë sfidave globale dhe vendore, duke garantuar menaxhim të pjekur të arkës së shtetit:
“Këto janë hapat e guximshëm që po ndërmerr Qeveria, edhe përballë sfidave globale dhe vendore që sigurisht ndikojnë në ekonomi, me qasje të pjekur dhe të përgjegjshme ndaj punës me arkën e shtetit, të cilën mund ta arrijmë si shtet. Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive ka skaduar, megjithëse dispozitat e fundit kalimtare përcaktojnë se ajo mbetet në fuqi derisa të miratohet një e re. Jemi të përgatitur të ulemi me sindikatat për të negociuar një marrëveshje të re kolektive deri në vitin 2028,” tha ai.
Edhe Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, konfirmoi se faza e parë e rritjes do të jetë 8% dhe pjesa tjetër e procesit do të implementohet gradualisht deri në rritjen totale prej 40%:
“Kjo rritje është faza e parë e procesit të dakorduar me sindikatat, që në total parasheh rritje deri në 40%. Qeveria po dëshmon se puna dhe dinjiteti i punonjësve janë prioritet. Politika e rritjes së pagave po shtrihet hap pas hapi, nga arsimi dhe shëndetësia deri te administrata publike,” shkroi Durmishi.
Ky vendim i Qeverisë vjen si pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e kushteve të punës dhe harmonizimin e pagave në institucionet publike, duke u fokusuar te dinjiteti dhe motivimi i punonjësve. Gazeta Flaka
The post Mickoski: Rritje deri në 40% për rreth 11.000 punonjës të administratës publike deri në vitin 2028 appeared first on Flaka, në çdo lajm... .