Spiropalli për studentët shqiptarë në RMV: Angazhimi juaj është shembull qytetar dhe demokratik

Elisa Spiropalli, kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, përgëzoi sot studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut për angazhimin dhe mënyrën demokratike me të cilën kanë artikuluar kërkesën e tyre The post Spiropalli për studentët shqiptarë në RMV: Angazhimi juaj është shembull qytetar dhe demokratik appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 8, 2026 - 15:30
 0
Spiropalli për studentët shqiptarë në RMV: Angazhimi juaj është shembull qytetar dhe demokratik

Elisa Spiropalli, kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, përgëzoi sot studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut për angazhimin dhe mënyrën demokratike me të cilën kanë artikuluar kërkesën e tyre për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, transmeton Gazeta Flaka

“Përgëzojmë studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut për angazhimin qytetar dhe mënyrën demokratike me të cilën kanë artikuluar kërkesën e tyre për përdorimin e gjuhës shqipe, në përputhje me të drejtat e garantuara nga Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi,” deklaroi Spiropalli.

Ajo gjithashtu vlerësoi gatishmërinë e institucioneve të Maqedonisë së Veriut për t’i trajtuar këto kërkesa me seriozitet dhe në përputhje me ligjin:

“Vlerësojmë gatishmërinë e institucioneve të Maqedonisë së Veriut, veçanërisht Kryeministrit Mickoski dhe Zëvendëskryeministrit Sali, për ta trajtuar këtë çështje me seriozitet dhe në përputhje me Kushtetutën dhe kuadrin ligjor të vendit.”

Spiropalli nënvizoi rëndësinë e dialogut dhe zgjidhjeve institucionale:

“Dialogu, zgjidhjet institucionale dhe respekti për të drejtat mbeten rruga më e sigurt për forcimin e besimit dhe standardeve demokratike.”

Postimi i kryeparlamentares shqiptare u rishpërnda nga ambasadori shqiptar në Shkup, duke theksuar simbolikën e shqiponjës dhe fuqinë e mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në rajon.

Ky mesazh vjen si një mbështetje ndërkombëtare për studentët dhe institucionet që respektojnë ligjin, duke konfirmuar se të drejtat e garantuara kushtetuese nuk janë negociueshme dhe duhet të zbatohen në praktikë. Gazeta Flaka

The post Spiropalli për studentët shqiptarë në RMV: Angazhimi juaj është shembull qytetar dhe demokratik appeared first on Flaka, në çdo lajm... .