Mickoski: S’kam informacione se Taravari do ta braktisë koalicionin qeverisës dhe VLEN-in! Jemi të gatshëm për zgjedhje të parakohshme parlamentare
Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se nuk ka informacione që Arben Taravari do ta braktisë koalicionin qeverisës dhe koalicionin VLEN, shkruan TV21. Mickoski thotë se koalicioni qeverisës funksionon shkëlqyeshëm. “Unë nuk kam informacione të tilla, se do ta braktis koalicionin qeverisës z.Taravari dhe koalicionin VLEN, përkundrazi mendoj se koalicioni qeverisës funksionon shkëlqyeshëm. Ndërsa sa i përket […] The post Mickoski: S’kam informacione se Taravari do ta braktisë koalicionin qeverisës dhe VLEN-in! Jemi të gatshëm për zgjedhje të parakohshme parlamentare appeared first on InfoShqip.com.

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se nuk ka informacione që Arben Taravari do ta braktisë koalicionin qeverisës dhe koalicionin VLEN, shkruan TV21. Mickoski thotë se koalicioni qeverisës funksionon shkëlqyeshëm.
“Unë nuk kam informacione të tilla, se do ta braktis koalicionin qeverisës z.Taravari dhe koalicionin VLEN, përkundrazi mendoj se koalicioni qeverisës funksionon shkëlqyeshëm. Ndërsa sa i përket zgjedhjeve lokale dhe si do të pozicionohet koalicioni VLEN, atëherë atë pyetje më mirë është ta adresoni te ata, ata të përgjigjen”, tha Mickoski.
I pyetur për kërkesat e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare, Mickoski tha:
“Kush kërkon zgjedhje të parakohshme? Opozita. Nuk jam i sigurt që e gjithë opozita kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, por nëse pajtohen, ne jemi gjithmonë të gatshëm për zgjedhje, por nuk jam i sigurt se opozita e plotë kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare”, deklaroi Mickoski.
The post Mickoski: S’kam informacione se Taravari do ta braktisë koalicionin qeverisës dhe VLEN-in! Jemi të gatshëm për zgjedhje të parakohshme parlamentare appeared first on InfoShqip.com.