LSDM: Hetimi për Koçanin është selektiv, harrohen ata që kanë qenë në detyrë ditën e tragjedisë
LSDM sot përmes një kumtese akuzon qeverinë për hetim selektiv për tragjedinë në Koçan. “Edhe pas 24 orësh pyetje legjitime të LSDM-së drejtuar MPB-së dhe Prokurorisë Publike, nuk ka asnjë përgjigje. Kjo është jashtëzakonisht shqetësuese, duke pasur parasysh seriozitetin e tragjedisë për të cilën duhet të mbajnë përgjegjësi të plotë të gjithë zyrtarët aktualë dhe […]

LSDM sot përmes një kumtese akuzon qeverinë për hetim selektiv për tragjedinë në Koçan.
“Edhe pas 24 orësh pyetje legjitime të LSDM-së drejtuar MPB-së dhe Prokurorisë Publike, nuk ka asnjë përgjigje. Kjo është jashtëzakonisht shqetësuese, duke pasur parasysh seriozitetin e tragjedisë për të cilën duhet të mbajnë përgjegjësi të plotë të gjithë zyrtarët aktualë dhe të kaluar, nëpunësit civilë dhe politikanët. LSDM është shumë e shqetësuar se ky hetim është selektiv dhe të çon vetëm tek zyrtarët dhe nëpunësit e kaluar, e aspak tek ata që kanë qenë në detyrë ditën kur ka ndodhur tragjedia.
Kjo është një çështje e mjegullt juridike dhe ne sinqerisht duam të besojmë se hetimi do të përfshijë të gjithë ata që janë përgjegjës, jo vetëm ata që janë politikisht të përshtatshëm për pushtet.
LSDM edhe një herë thekson më ashpër: drejtësia selektive nuk është aspak drejtësi. Nëse mbrohen individët e afërt me pushtetin, besimi i qytetarëve do të shkatërrohet plotësisht dhe ndjenja e padrejtësisë do të jetë edhe më e thellë”, thonë nga LSDM.
Nga atje pyesin se kush është përgjegjës për tragjedinë.
“Edhe njëherë po i bëjmë pyetjet kyçe. Kësaj radhe shpresojmë në përgjigje nga institucionet, MPB-ja dhe Prokuroria Publike, jo nga Brane Petrushevski dhe VMRO-DPMNE. A është e vërtetë se asnjë nga komandantët, inspektorët dhe udhëheqësia e SPB-së dhe DPB Koçanit dhe SPB-në e Shtipit nuk kanë qenë përgjegjës ligjërisht në repartin e policisë së Shtipit?”, pyesin nga LSDM.