Mickoski tërheq paralele mes arrestimit të Maduros dhe bllokadës së eurointegrimeve
Maqedonia e Veriut mbështet Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas aksionit në Venezuelë. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se Qeveria qëndron krahë argumenteve dhe hapave amerikane. Ai bëri një paralele mes arrestimit të Maduros dhe bllokimit të eurointegrimeve tona. I pyetur nëse e mbështet tërësisht një akt të tillë, ku një shtet futet në një shtet […]
Maqedonia e Veriut mbështet Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas aksionit në Venezuelë. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se Qeveria qëndron krahë argumenteve dhe hapave amerikane. Ai bëri një paralele mes arrestimit të Maduros dhe bllokimit të eurointegrimeve tona.
I pyetur nëse e mbështet tërësisht një akt të tillë, ku një shtet futet në një shtet tjetër e merr presidentin e atij shteti që ta gjykojë, dhe nëse kjo është precendencë që tani mund të ndodh gjithkund, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, Mickoski tha se vendi tashmë ka kaluar nëpër shumë precedenca.
“Precedenca është bërë që kur është ndërruar flamuri i këtij shteti që të jetë vend anëtar i Kombeve të Bashkuara, kur u ndërrua kushtetuta, kur u ndryshua emri kushtetues, kur u thanë gënjyen njerëzit se në afat prej 3-4 vitesh do të bëhemi anëtare e BE-së, kur do të bëhemi vend i NATOs dhe kështu me radhë. Këto janë precedenca të vërteta, ndërsa nëse këto që ju po e thoni është precedencë ose jo, ne si qeveri absolutisht qëndrojmë krah argumenteve dhe hapave të partnerit strategjik SHBA”, tha Hristijan Micskoski, Kryeministër./ Alsat.mk