Shtetasi i Maqedonisë e kalon kufirin ilegalisht në “Bllacë”, kapet me armë zjarri në Kosovë

Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar një person të dyshuar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, pasi i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Maqedonia e Veriut në territorin e Republikës së Kosovës. Gjatë kontrollit, nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri, së bashku me një karikator me pesë fishekë, të cilën e kishte në […]

Jan 4, 2026 - 14:30
 0
Shtetasi i Maqedonisë e kalon kufirin ilegalisht në “Bllacë”, kapet me armë zjarri në Kosovë

Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar një person të dyshuar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, pasi i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Maqedonia e Veriut në territorin e Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit, nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri, së bashku me një karikator me pesë fishekë, të cilën e kishte në posedim.

Sipas Policisw, i dyshuari është intervistuar nga autoritetet kompetente dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga organet e drejtësisë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e kalimeve ilegale dhe garantimin e sigurisë publike.