Mickoski: Thellimi i partneritetit strategjik me SHBA-në, mbështetje e fortë dhe perspektiva të reja ekonomike për Maqedoninë

Shkup, 13 shkurt – Njoftimi i Shtëpisë së Bardhë në Deklaratën e përbashkët mes SHBA-së dhe Maqedonisë për tregti reciproke paraqet një sinjal të qartë për thellimin e partneritetit strategjik… The post Mickoski: Thellimi i partneritetit strategjik me SHBA-në, mbështetje e fortë dhe perspektiva të reja ekonomike për Maqedoninë first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.

shkurt 13, 2026 - 11:30
 0
Mickoski: Thellimi i partneritetit strategjik me SHBA-në, mbështetje e fortë dhe perspektiva të reja ekonomike për Maqedoninë

Shkup, 13 shkurt – Njoftimi i Shtëpisë së Bardhë në Deklaratën e përbashkët mes SHBA-së dhe Maqedonisë për tregti reciproke paraqet një sinjal të qartë për thellimin e partneritetit strategjik dhe konfirmim për mbështetjen e fortë që Maqedonia e gëzon nga SHBA, thotë kryeministri Hristijan Mickoski.

Ai në profilin e Fejsbukut të tij shkruan se sipas marrëveshjes për partneritet me Mbretërinë e Bashkuar dhe mbylljen e dialogut postmonitoring me Këshillin e Evropës pas 26 viteve të plota, mbrëmë vonë Shtëpia e Bardhë ka publikuar një Deklaratë të përbashkët mes SHBA-së dhe Maqedonisë për tregti reciproke.  “Kjo deklaratë paraqet një sinjal të qartë për thellimin e partneritetit strategjik dhe konfirmin për mbështetjen e fortë që Maqedonia e gëzon nga SHBA. Ajo e trason rrugën drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse që do të sigurojë tarifa jo më të larta se 15%, ndërsa për disa produkte dhe industri të caktuara edhe deri në 0%, duke hapur mundësi të reja për eksport, investime dhe rritje ekonomike. Me hapat e tillë e përforcojmë pozitën e Maqedonisë si një partner i besueshëm dhe i parashikueshëm, ndërtojmë ekonomi me standard më të lartë dhe e avancojmë pozicionin tonë ndërkombëtar”, shkruan kryeministri Mickoski në Fejsbuk.

Kjo shton ai është një politikë me rezultate konkrete, hap pas hapi, me një vizion të qartë dhe mbështetje të qëndrueshme nga aleatët tanë strategjik. 

The post Mickoski: Thellimi i partneritetit strategjik me SHBA-në, mbështetje e fortë dhe perspektiva të reja ekonomike për Maqedoninë first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.