Ministria për Transformim Digjital dhe Asociacioni për e-tregti nënshkruan memorandum për bashkëpunim

Shkup, 13 shkurt – Asociacioni për e-tregti i Maqedonisë së Veriut (AETMV) dhe Ministria për Transformim Digjital nënshkruan memorandum për bashkëpunim, me të cilin Ministria zyrtarisht anëtarësohet si anëtare nderi… The post Ministria për Transformim Digjital dhe Asociacioni për e-tregti nënshkruan memorandum për bashkëpunim first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.

shkurt 13, 2026 - 11:30
 0
Ministria për Transformim Digjital dhe Asociacioni për e-tregti nënshkruan memorandum për bashkëpunim

Shkup, 13 shkurt – Asociacioni për e-tregti i Maqedonisë së Veriut (AETMV) dhe Ministria për Transformim Digjital nënshkruan memorandum për bashkëpunim, me të cilin Ministria zyrtarisht anëtarësohet si anëtare nderi e Asociacionit.

“Memorandumi përcakton një kornizë për bashkëpunim institucional në fushat e e-tregtisë, digjitalizimit, inteligjencës artificiale, aftësive digjitale dhe inovacionit, me qëllim përshpejtimin e transformimit digjital dhe zhvillimit të ekonomisë digjitale në vend”, informojnë sot  nga Asociacionit për e-tregti.

Në takim u theksua vlera e e-tregtisë si pjesë integrale e ekonomisë digjitale dhe si shtytës kyç i konkurencës së ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme. AETMV e theksoi rolin e saj në mbështetjen e sektorit të biznesit përmes zhvillimit të kanaleve të reja shitëse onlajn, arsimit, kërkimit dhe nismave për avancimin e tregut.

Në kuadër të bashkëpunimit, palët do të shkëmbejnë informata, analiza dhe ekspertiza, do të marrin pjesë në ngjarje dhe trajnime të përbashkëta, do të zhvillojnë programe edukative dhe zhvillimore dhe do të shqyrtojnë mundësi për përgatitje të përbashkët dhe realizim të projekteve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

“Inkurajimi i digjitalizimit të sektorit të biznesit është po aq i rëndësishëm sa digjitalizimi i administratës shtetërore. Ai ofron mundësi të reja për rritje të biznesit, të ardhura më të larta, racionalizim të shpenzimeve dhe hapësirë ​​për inovacion. Prandaj, ne besojmë se partneriteti me Asociacionin e e-tregtisë do të kontribuojë në një mobilizim më të madh të sektorit të biznesit për të zbuluar mundësitë e ofruara nga mjetet e reja”, theksoi Andonovski.

Asociacioni shprehu gatishmëri të kontribuojë në zbatimin e Strategjisë për digjitalizim “Smart MK 2030”, veçanërisht në pjesën e digjitlaizimit të MMSP, zhvillim të shkathtësive digjitale dhe inkurajim të pagesave pa para në dorë.

“E-tregtia nuk është vetëm një kanal tjetër shitjeje – është infrastruktura e ekonomisë moderne. Përmes këtij bashkëpunimi me Ministrinë e Transformimit Digjital, po bëjmë një hap drejt pozicionimit sistematik të tregtisë elektronike si një nxitës i ekonomisë dixhitale dhe konkurrueshmërisë së kompanive maqedonase, theksoi presidenti i AETMV.

The post Ministria për Transformim Digjital dhe Asociacioni për e-tregti nënshkruan memorandum për bashkëpunim first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.