Mickoski thotë po punojnë për zgjidhjen e problemit të studentëve, por duhet të jetë sipas Kushtetutës
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot para gazetarëve u përgjigj lidhur me pyetjen për protestën e djeshme të studentëve, Dialogun Strategjik me SHBA-në dhe për rritjen e çmimit të derivateve të naftës, shkruan Telegrafi Maqedoni. Lidhur me protestën e djeshme të studentëve, Mickoski tha se po punojmë për zgjidhje, po zgjidhja duhet të jetë në […]
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot para gazetarëve u përgjigj lidhur me pyetjen për protestën e djeshme të studentëve, Dialogun Strategjik me SHBA-në dhe për rritjen e çmimit të derivateve të naftës, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Lidhur me protestën e djeshme të studentëve, Mickoski tha se po punojmë për zgjidhje, po zgjidhja duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe standardet ndërkombëtare.
“Kërkesat janë një gjë, ndërsa Kushtetuta dhe standadet ndërkombëtare janë tjetër gjë dhe ashtu duhet të sillemi”, tha Mickoski.
Ai tha se është fakt se Ligji për Gjuhët sfidohet nga Gjykata Kushtetuese dhe pikërisht në drejtësi dhe gjykatë.
“Është fakt se kemi mendim ngativë nga Komisioni i Venedikut për dygjuhësinë në drejtësi, për shkak se nuk kemi burime të mjaftueshme për ta zbatuar atë dhe se nuk garantohet ushtrimi i së drejtës”, tha Mickoski.
Ai tha se studentët të cilët kanë studiuar në gjuhën amtare kanë të drejtë të kërkojnë që provimin e jurisprudencës të japin në gjuhën e tyre amtare.
Lidhur me dialogun me SHBA-në, Kryeministri tha se vendi ynë është vendi i parë në Evropë që ka nënshkruar Dialogun Strategjik me SHBA-në.
Ai tha se temë e takimit të sotëm të delegacionit tonë me përfaqësuesit e SHBA-së do të jenë energjetika, teknologjia dhe se kjo është e shumë e rëndësishme për vendin tonë.
Lidhur me krizën e derivateve të naftës, Mickoski tha se vendi jonë ka marrë masa për këtë, duke ulur TVSH-në dhe akcizën për derivatet e naftës. Kryeministri tha se rritja e çmimit të derivateve të naftës do të mund të rritën inflacionin në vend, e cila mund të arrijë deri 4.5%.