Mickoski u dëshiroi Malit të Zi dhe Shqipërisë të mos e ndjekin përvojën e RMV-së me premtimet për hyrje të shpejtë në BE
Mali i Zi dhe Shqipëria do të mund t’i përfundojnë negociatat e inkuadrimit me Baskimin Evropian deri nga fundi i mandatit vijues të Komisionit Evropian, ndërsa kur do të ketë lëvizje edhe Maqedonia e Veriut mund të avancojë shpejtë. Këtë sot e deklaroi eurokomisarja për zgjerim Marta Kos në njërin nga panelet në Konferencën e […]


Mali i Zi dhe Shqipëria do të mund t’i përfundojnë negociatat e inkuadrimit me Baskimin Evropian deri nga fundi i mandatit vijues të Komisionit Evropian, ndërsa kur do të ketë lëvizje edhe Maqedonia e Veriut mund të avancojë shpejtë. Këtë sot e deklaroi eurokomisarja për zgjerim Marta Kos në njërin nga panelet në Konferencën e Sigurisë së Mynihut në të cilin mori pjesë edhe kryeministri Hristijan Mickoski. Mandati i Komisionit të ri Evropian, i cili filloi më 1 dhjetor të vitit 202, përfundon më 30 nëntor të vitit 2029, njofton Portalb.mk.
“Ka dallime midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, por gjatë mandatit tonë dëshirojmë t’i përfundojmë negociatat e inkuadrimit me dy ose tre shtete, që do të thotë mbyllje të të gjithë kapitujve të negociimit”, tha eurokomisarja Kos.
Në pyetjen nga moderatorja se cilët janë dy vendet me të cilat BE-ja do të mund të zgjerohet dhe në cilën periudhë kohore, eurokomisarja u përgjigj: “Duke i nisur nga sistemi meritor deri tani, Mali i Zi dhe Shqipëria ecin përpara, por kur do të ketë lëvizje me Maqedoninë e Veriut edhe Maqedonia e Veriut shpejtë mund të avancojë”.
Ndaj deklaratës së Kosit replikoi kryeministri Hristijan Mickoski. Përkujtoi në premtimet e BE-së për anëtarësim të shpejtë të vendit pas ndryshimit të emrit.
“Kam vetëm një vërejtje, kujtohem në premtimet me të cilat dëshironin të na bindin – ndryshojeni emrin dhe në periudhë prej 4-5 vite do të bëheni anëtare e BE-së. ju dëshiroj fat Malit të Zi dhe Shqipërisë, por ju lus mos e shpërndani përvojën tonë”, tha Mickoski.
Kujtojmë se Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të ecur përpara në rrugën eurointegruese. Ato nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë.
Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pas miratimit të propozimit francez të cilin Maqedonia e Veriut e miratoi më 16 korrik 2022.
Propozimi atë kohë u votua në parlament pa pjesëmarrjen e opozitës së atëhershme e cila tani është në pushtet.
Ndryshimi i Kushtetutës kërkon shumicë prej dy të tretash. Negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese.
- LEXO: Mickoski në panel-diskutim në Mynih: Në vend të evropianizimit të Ballkanit – ballkanizim i Evropës
- LEXO: Murtezani: Në rrugën drejt BE-së, nuk ka mik më të madh për ne se Greqia
- LEXO: Murtezani takoi eurokomisioneren Kos në Bruksel, u diskutua edhe për ndryshimet kushtetuese
- LEXO: Rokas: Ka aktivitet diplomatik intensiv për integrimin evropian të RMV-së
- LEXO: Borisov: Në BE dhe NATO zhvillohen procese për Maqedoninë e Veriut pa prezencën e Bullgarisë
- LEXO: Presidenti i KE-së, Kosta: Bilateralizimi i procesit të zgjerimit të BE-së nuk është i drejtë dhe duhet ta shmangim atë