Marsh protestues në Shkup, drejtësi për Frosinën dhe për të gjithë viktimat e tërbimit në trafik (VIDEO)
Në Shkup sonte u mbajt marsh protestues, i cili filloi nga Salla Universale në vendin ku vajza 22-vjeçare Frosina Kullakova u godit nga një autombil duke kaluar rrugën, njofton Portalb.mk. Nga atje marshi vazhdoi para Qeverisë, pastaj drejt Kuvendit dhe në fund para Gjykatës së Apelit. Protesta u organizua nga inicijativa “Cili është i radhës?”. […]


Në Shkup sonte u mbajt marsh protestues, i cili filloi nga Salla Universale në vendin ku vajza 22-vjeçare Frosina Kullakova u godit nga një autombil duke kaluar rrugën, njofton Portalb.mk.
Nga atje marshi vazhdoi para Qeverisë, pastaj drejt Kuvendit dhe në fund para Gjykatës së Apelit. Protesta u organizua nga inicijativa “Cili është i radhës?”.
Familja e Frosina Kullakovës, por edhe familje të viktimave të tjera në aksidente trafiku ishin pjesë e marshit protestues në të cilin kërkohej drejtësi, përfundim të mosdënueshmërisë dhe ligje më të rrepta për kundërvajtjet e këtilla, si dhe zbatim të vërtetë të tyre.
“Ne jemi zëri i Frosinës, para të pista-pasoja fatale” shkruante në transparentin me të cilin protestuan pjesëmarrësit e sotëm, së bashku me anëtarët e familjes së të ndjerës Frosina Kullakova. Qindra qytetarë kërkuan drejtësi për viktimat në aksidentet e trafikut, si dhe dënime më rigoroze për shkelësit e rregullave në konumikacion të cilët kanë shkaktuar pasoje me vdekje.
Babai i Frosinës në protestë kërkoi që Parlamenti të sjellë ligje më rigoroze, ndërsa institucionet kompetente në mënyrë aktive ta ndjekin zbatimin e tyre. Protestës i dhanë edhe prindër të tjerë të cilët i kanë humbur fëmijët e tyre në aksidente trafiku.
Ndryshe, Frosina Kulakova ka ndërruar jetë më 29 janar pasi ishte goditur me veturë në një vendkalim për këmbësor nga 20-vjeçari . Prokuroria kishte sqaruar që paraprakisht është bërë kallëzim edhe për një aksident tjetër të ndodhur më 04.11.2022, pas së cilës një person ka mbetur i lënduar.
Para vendkalimit të këmbësorëve të rregulluar me semaforë që punonin në rregull në momentin e aksidentit, ai ka vazhduar lëvizjen me semafor të kuq të ndezur dhe ka goditur trupin e këmbësores-viktimës Frosina Kulakova me pjesën e përparme të majtë të veturës.
- LEXO: Në Shkup sot do të mbahet marsh protestues për Frosina Kullakovën
- LEXO: Mbi 500 dënime brenda ditës vetëm në Shkup, Toshkovski paralajmëroi sistem të ri
- LEXO: Kur dhe çfarë do të dënohet me kamerat e vëzhgimit në trafikun e Maqedonisë së Veriut?
- LEXO: Në Shkup përsëri u protestua për vdekjen e Frosinës në komunikacion, motra e saj kërkoi përgjegjësi nga gjyqtarja dhe prindi
- LEXO: A u godit Frosina për vdekje me qëllim apo nga pakujdesia?
- LEXO: Shoferi që goditi për vdekje 22 vjeçaren në Shkup ishte në paraburgim deri para gjysmë viti
- LEXO: Një vajzë 22 vjeçare humbi jetën në një aksident trafiku në Shkup, u arrestua shoferi që e goditi